Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Konjufca: Nuk i harrojmë të pagjeturit që na mungojnë

Konjufca: Nuk i harrojmë të pagjeturit që na mungojnë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës përkulemi para dëshmorëve që nuk kursyen jetën e tyre për liri.

“Nuk i harrojmë të pagjeturit që na mungojnë, gratë dhe burrat që u dhunuan e torturuan, nuk i harrojmë të gjithë ata që mbajtën për lirinë tonë vite burgje. I përkulemi popullit tonë për qëndresën shekullore që na frymëzon secilin nga ne. Ne nuk harrojmë, mirënjohje për të gjithë miqtë tanë, gjithçka që arritëm nuk do të kishte qenë e mundshme pa ndihmën e tyre. Por kur nuk do ta harrojmë gjenocidin që e bëri Serbia mbi qytetarët tanë. Ne jemi shtet i ti por rrënjët i kemi të moqme, këto rrënjë na mbajtën të bashkuar fortë”, ka thënë Konjufca. /TV Arbëria