Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, e ka lavdëruar punën e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas tërmetit në Turqi.
Ai tha se është tejet I lumtur teksa sheh Kosovën përkrah BE-së në përpjekje për t’iu dal në ndihmë popullatës atje.
“Dua të përshëndes përpjekjet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi gjatë dhjetë ditëve të fundit. Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë katër jetë, përfshirë dy fëmijë. Krenar që shoh Kosovën duke iu bashkuar Bashkimit evropian dhe përpjekjes ndërkombëtare të shpëtimit”, ka shkruar Szunyog
I want to applaud the search and rescue efforts of the @KSF_Kosova 🇽🇰 in Türkiye 🇹🇷 over the last ten days.
So far they have managed to save four lives, including two children.
Proud to see #Kosovo joining the #EU🇪🇺 and international rescue effort. pic.twitter.com/7aR01Z1jON— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) February 15, 2023
/TV Arbëria