Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deputetja e VV-së poston foto të Thaçit me GreneIIin: Shkëmbimi që u mbeti n’fyt

Deputetja e VV-së poston foto të Thaçit me GreneIIin: Shkëmbimi që u mbeti n’fyt

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi me ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në Facebook.

“Shkëmbimi që u mbeti n’fyt!”, ka shkruar ajo duke iu referuar idesë që ekzistonte për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do ta dekorojë ish-emisarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor me “Urdhrin e Flamurit Serb”.

Vuçiq do t’i japë diplomatit amerikan medaljen e meritave për “forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, raportojnë mediat serbe. /TV Arbëria