spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shtrenjtimi i biletave, kryeqytetasit kërkojnë të kthehet çmimi i mëparshëm

Extra AL PVC

Vendimi i Komunës së Prishtinës për shtrenjtimin e çmimit të biletave të autobusëve publikë i ka gjetur të pakënaqur banorët e Prishtinës. Këta të fundit kërkojnë që të kthehet çmimi i biletave prej 40 centë, e jo 50 centë siç ka hyrë në zbatim prej sot.

Kështu qytetarja Elona Osmani konsideron se shtrenjtimi i çmimit të biletave njëdrejtimëshe të trafikut urban është një gabim që duhet korrigjuar menjherë.

“Duke marrë parasysh krizën ekonomikë në vendin tonë është shumë gabim si janë shtrenjtuar biletat, sepse ne udhëtojmë çdo ditë, si në punë, fakultet ose kudo… Mendoj se duhet të zbritet çmimi i biletave”, thotë Osmani.

I shqetësuar me rritjen e çmimeve të biletave shprehet edhe GaniBeka. Ai kritika ka për Qeverinë e Kosovës, për të cilën thotë se nuk po merr masa efektive për gjithë qytetarët.

“Çdoherë që po ngritën çmimet, rrogat nuk po rriten, asgjë tjetër, veç kush po mundet po i rritë…Edhe kjo qeveri diçka e dyshimtë, sepse t’i subvencionojë disa gjëra e mos te behet diçka, nuk e di…Në përgjithësi çmimet po rriten çdo herë dhe kur po rriten njëherë më nuk po zbriten”, thotë Beka.

Edhe banori tjetër i Prishtinës, Agim Musliu vlerëson se kjo rritje e çmimeve në këtë krizë ekonomike është vendim i gabuar nga komuna.

“Nuk është mirë… 40 centë ka qenë, tash 50, është shumë gabim pasi dikush nuk mundet ta paguajë”, thotë Musliu.

Në lidhje me këtë, Komuna e Prishtinës nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e temës.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës, thuhet se ky plan i ri tarifor, me vendim të komunës së Prishtinës ka nisur së implementuari prej sot dhe se ky vendim është marrë në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindëritim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve.

Riorganizimi i planit të tarifimit ka bërë që të ndryshojnë edhe çmimet e tjera, ku për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00 euro do të zbresë në 13.50 euro.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...