Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Petritsch: Plani franko-gjerman nuk nënkupton arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Extra AL PVC

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka deklaruar se plani franko-gjerman është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, por sipas tij ende nuk nënkupton arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Është një propozim, që do të thotë se ka një ide konkrete se si të dalim nga një situatë që ka zgjatur shumë dhe në të cilën nuk ka përparim, sepse dialogu i një viti e gjysmë apo dy vjet shërben vetëm për shuarjen e zjarreve, por nuk arrin të çojë në normalizimin e marrëdhënieve. Propozimi franko-gjerman nuk përcakton zgjidhjen përfundimtare, por është një hap i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka njohje zyrtare diplomatike, por sipas modelit të bashkëpunimit gjermano-gjerman, duhet të ndërmerren hapa të rëndësishëm në mënyrë pragmatike në normalizimin e ndërsjellë të marrëdhënieve”, tha ai për Kosovo Online.

Ish- emisari special i BE-së për Kosovën thotë se nëse propozimi pranohet, do të ketë faza të vështira në rrugën drejt përmbushjes së tij si për Prishtinën ashtu edhe për Beogradin.

“Shembulli më i rëndësishëm është se, nga njëra anë, Beogradi dëshiron që Prishtina më në fund të fillojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin. Ai komunitet, ose sido që ta quajmë, duhet të krijohet hap pas hapi. Nga ana tjetër, Prishtina dëshiron të shkojë në drejtim të njohjes dhe kjo nuk do të jetë e mundur menjëherë. Është e rëndësishme që Beogradi të kuptojë se është e rëndësishme të përmirësohen kushtet e jetesës për serbët në Kosovë. Kjo është ajo që do të sillte një marrëveshje e tillë dhe kjo është vendimtare”, tha ai./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet...

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Një qytetar nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore, është...

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e ardhshme, nesër dhe pasnesër do të shpërndahet materiali zgjedhor konfidencial, të cilin komisionet komunale zgjedhore...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia Saudite është dënuar me 11 vjet burg për shkak të veshjes së saj, kanë pretenduar...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet ka pyetur qytetarët për ekipin e preferuar futbollistik. Dikush e lavdëroi Messin e të tjerë ekipin...