Rita Ora, mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, promovon kinematografinë shqiptare

GoEast Film Festival këtë vit pati një seksion të...

Moti ditëve në vijim, Mendim Rugova tregon se kur mund të kthehen reshjet e shiut

Mendim Rugova ka treguar sot se si do të...

Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Skitarja Sophie Sorschag edhe zyrtarisht do ta përfaqësojë Kosovës

Extra AL PVC

Në një ceremoni të organizuar në Trieste të Italisë, ku po qëndrojnë drejtuesit e KOK-ut për garat e EYFO-it dimëror 2023, është nënshkruar kontrata mes Federatës Skitare të Kosovës dhe skitares Sophie Sorschag.

24-vjeçarja garon në kërcime me ski, disiplinë në të cilën është kampione e botës në ekipore me Austrinë, shtet për të cilin ka garuar deri në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Në ceremoni ishin drejtuesit e KOK-ut me presidentin Ismet Krasniqi, kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i KOK-ut, skitarja Sorschag, trajneri i saj, Jure Radelj, prindërit e Sorschag dhe miq sllloven të cilët ndihmuan në arritjen e kësaj marrëveshje.

Sorschag u shpreh krenare që do të ketë mundësinë të garojë për Kosovën, për çka falënderoi të gjithë për mikpritjen e ngrohtë, e po ashtu trajnerin dhe familjen që e kanë mbështetur në këtë vendim.

Presidenti Krasniqi e kryetari Kelmendi vlerësuan lartë arritjen e marrëveshjes, duke thënë se tani e tutje kemi shpresa për të fituar medalje olimpike edhe në Lojërat Olimpike Dimërore, derisa i ofruan mbështetje në rrugën drejt arritjes së qëllimeve.

Falënderues dhe të emocionuar u shprehën edhe trajneri i saj, Radelj, dhe babai i saj, Michael Sorschag.

 

spot_img

Të fundit

Rita Ora, mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, promovon kinematografinë shqiptare

GoEast Film Festival këtë vit pati një seksion të...

Moti ditëve në vijim, Mendim Rugova tregon se kur mund të kthehen reshjet e shiut

Mendim Rugova ka treguar sot se si do të...

Shtatë të vrarë, përfshirë dy policë – në një postbllok policie në Rusi

Një sulm në një pikë kontrolli të policisë ruse...

Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se...

Rita Ora, mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, promovon kinematografinë shqiptare

GoEast Film Festival këtë vit pati një seksion të veçantë të quajtur “Albanien und Kosovo: Fokus”, seksion i cili iu dedikua kinemasë nga Kosova...

Moti ditëve në vijim, Mendim Rugova tregon se kur mund të kthehen reshjet e shiut

Mendim Rugova ka treguar sot se si do të jetë moti ditëve në vijim. Ai tha se pritet të ketë një ndryshim të motit në...

Shtatë të vrarë, përfshirë dy policë – në një postbllok policie në Rusi

Një sulm në një pikë kontrolli të policisë ruse ka lënë shtatë të vdekur. Bëhet e ditur se personat e njëjtë kishin sulmuar edhe një...