Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani...

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Tahiri: Kosova një ndër temat kryesore në sesionin e dimrit në Këshillin e Evropës

Extra AL PVC

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në ditën e parë të sesionit të dimrit ishte një ditë dinamike. Shihet qartë që anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është një ndër kryetemat. Te grupi politik i EPP-së e trajtova kërkesën dhe nevojën që Kosova të anëtarësohet sa më shpejtë, përedrisa në këtë grup fola për tendencat e Serbisë për të tensionuar, jo vetëm Kosovën, por edhe Ballkanin Perëndimor si një agjendë ruse, e cila qëllim të vetëm ka destabilizimin e këtij rajoni”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se në margjina të ditës së parë pata nderin të takoj deputetë të vendeve të ndryshme të BE-së, të komunikoj me ta rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim.

“Dua të falënderoj deputetin gjerman, i cili kërkoi që të shtrohet pyetje nga deputetja e Norvegjisë, Ingjerd Schou, që do të flas në emër të EPP-së rreth Kosovës në sesionin plenar me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim. Në margjina të ditës së parë pata nderin të takoj deputetë të vendeve të ndryshme të BE-së, të komunikoj me ta rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim”, është shprehur Tahiri.

Tahiri ka takuar edhe grupin nga Jordania, vend ky që ka një status të veçantë në Këshillin e Evropës.

“Po ashtu, ishte kënaqësi e veçantë që të takoj grupin nga Jordania, vend i cili ka një status të veçantë në Këshillin e Evropës, me të clët shkëmbyem diskutime dhe komunikime që ndërlidhen me bashkëpunimin tonë bilateral. Po ashtu, e urova miken time Maria nga Ukraina, e cila u zgjodh kryesuese e Komitetit për Barazi dhe Anti-diskriminim, komitet në të cilin unë jam anëtar. Nesër, vazhdon dita e dytë, po ashtu, me shumë angazhime”, ka përfunduar Tahiri.

 

spot_img

Të fundit

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin...

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka shkruar se Kosova ka mbetur jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave, në takimin e...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...

Deputetja e “Guxo”: Dhurata ideale në ditëlindjen e presidentes Osmani sot, do të ishte një lajm i mirë për Kosovën në KiE

Deputetja e partisë “GUXO”, Jeta Statovci ka pasur fjalë të mëdha për presidenten Osmani në ditëlindjen e kësaj të fundit. Në urimin e ditëlindjes, Statovci...