Studentët protestues largohen nga kampusi i Universitetit të Kalifornisë Jugore

Të dielën herët në mëngjes protestues pro-palestinezë u larguan...

OKB thirrje Izraelit: Mos u fut në Rafah, do jetë një katastrofë

Për shumë fëmijë në Gazën Qendrore, ky është racioni...

Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Bujar Osmani në takim me Zelenskyn: OSBE-ja ka kapacitete t’u ndihmojë njerëzve përmes punës në terren

Extra AL PVC

Në kuadër të vizitës së tij në Kiev, kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, ku ka shprehur mbështetjen e tij për Qeverinë e Ukrainës, duke theksuar se OSBE-ja mbështet popullin ukrainas dhe përpjekjet për rivendosjen e paqes dhe stabilizimin e rajonit.

“Impresionuese sakrifica dhe angazhimi i presidentit Zelensky për mbrojtjen e popullit ukrainas dhe guximi i tij në ballafaqimin me sfidat dhe pasojat e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës. I bëj thirrje Rusisë që menjëherë t’i japë fund agresionit. OSBE-ja mbështet popullin ukrainas dhe do të vazhdojë ta monitorojë nga afër situatën. Kjo mbështetje është e nevojshme për përpjekjet e Ukrainës për të rivendosur paqen dhe për të ndërtuar një të ardhme stabile për qytetarët e saj”, theksoi Osmani.

Osmani tha se OSBE-ja ka mekanizma dhe kapacitete për të ndihmuar njerëzit nga zonat e konfliktit përmes punës në terren.

“Një nga hapat e parë duhet të jetë kthimi i menjëhershëm i një misioni në terren të OSBE-së në Ukrainë. Misioni do të bëjë një ndryshim të madh në terren për të garantuar stabilitet, siguri dhe respektim të të drejtave të njeriut për çdo qytetar”, tha Osmani.

Vizita e Osmanit në Ukrainë është në kuadër të realizimit të njërit prej prioriteteve kryesore të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, në të cilin fokusi është te njerëzit në terren që janë më të prekur nga agresioni ushtarak.

spot_img

Të fundit

Studentët protestues largohen nga kampusi i Universitetit të Kalifornisë Jugore

Të dielën herët në mëngjes protestues pro-palestinezë u larguan...

OKB thirrje Izraelit: Mos u fut në Rafah, do jetë një katastrofë

Për shumë fëmijë në Gazën Qendrore, ky është racioni...

Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i...

Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Studentët protestues largohen nga kampusi i Universitetit të Kalifornisë Jugore

Të dielën herët në mëngjes protestues pro-palestinezë u larguan nga një kamp i ngritur në Universitetin e Kalifornisë Jugore pas paralajmërimeve që nëse një...

OKB thirrje Izraelit: Mos u fut në Rafah, do jetë një katastrofë

Për shumë fëmijë në Gazën Qendrore, ky është racioni i parë i shqimit që ata marrin pas disa javësh. Ky fëmijë flet i dëshpëruar...

Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria Rajonale e Policisë...