Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Analistët: Serbia po synon ta refuzojë planin “evropian”, Kosova duhet ta qartësojë pozicionin

Extra AL PVC

Tensionet në veri të Kosovës shkaku i barrikadave të vendosura nga grupet kriminale dhe largimi i serbëve nga institucionet, po konsiderohen nga njohësit e çështjeve politike si realizim të skenarit nga ana e Serbisë.

Për rreth një muaj, veriu i Kosovës ishte i bllokuar nga barrikadat, ndërsa Kosova e Serbia dukeshin si në luftë me njëra-tjetrën.

Analistët thonë se synim i Serbisë është edhe refuzimi i planit franko-gjerman, që së fundmi po quhet edhe plani “evropian”.

Profesori universitar, Ibrahim Gashi, se Serbia ka synuar që me këto bllokada ta zhbëjë konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Gashi thotë se pala serbe dëshiron që në veri të ketë konflikte, pasi në atë mungojnë autoritetet e Kosovës.

“Zhvillimet e fundit, dalja e serbëve nga institucionet e ka realizuar një pjesë të skenarit të Serbisë për ta nxjerrë nga binaret konsolidimin e shtetit të Kosovës. Ndoshta këtu mund të thuhet se jemi ngut me këto marrëveshjet për targat e me shpalljen e zgjedhjeve pa i konsumuar të gjitha mundësitë me u rikthyer ata”.

“Tani kjo i konvenon shumë Serbisë, unë nuk dëshiroj me besuar që po rrëshqasim, andej por ajo që shumë i konvenon Serbisë është rikthimi i konfliktit të ngrirë në atë pjesë, ku autoritetet e Kosovës politike e administrative, nuk kanë akses, pra kjo i konvenon shumë Serbisë”.

Teksa ka folur për vendimin e Qeverisë për rikthimin e targave ilegale në ato legale, Gashi thotë se Qeveria është dashur ta shtojë sigurinë për serbët që i rikthyen ato.

“Qeveria ka qenë në të drejtën e saj, pra bëhet fjalë për një marrëveshje të nënshkruar nga palët që nuk është implementuar pjesa që ka të bëjë me Serbinë, dhe tani ndoshta kur është vendos kjo masë, ndoshta është dashur të rriten masat e sigurisë për serbët që janë të gatshëm për t’i ndërruar targat”, u shpreh Gashi.

E analisti politik, Gazmir Raci, thotë se Kosova ka arritur që ta rikthejë këtë propozim në tryezën e bisedimeve. Sipas tij, Serbia duhet ta qartësojë nëse është pro apo kundër këtij plani.

“Kosova ja ka arrit qëllimit të saj në kuadër të dialogut, sepse e ka rikthyer propozimin franko-gjerman në tryezë. Tashmë po dihet që Serbia përmes barrikadave ka tentuar me sabotuar fillimin e diskutimeve për këtë plan, por nuk ia arriti, barrikadat i hoqi vetë ashtu siç i vendosi vet dhe tashmë duhet t’i kthehen tryezës dhe duhet të japë përgjigje përfundimtare Serbia se a është pro apo kundër planit franko-gjerman, sepse nuk mund të luajë më. Në njërën anë ministri i Jashtëm serb thotë se jemi kundër planit, ndërsa presidenti thotë se ende nuk e kemi dhënë përgjigjen përfundimtare. Andaj Serbia ka probleme në politiken e saj të jashtme, edhe për planin franko-gjerman por edhe në raport me Rusinë, sepse ende nuk po mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë”, thotë Raci.

Ndërsa këtë plan, Raci e quan të mirë për të dyja palët, madje thotë se i ulë tensionet dhe e zgjidh problemin përkohësisht.

“Plani franko-gjerman është për të dyja palët, sepse i ulë tensionet, e zgjidh përkohësisht problemin, në mënyrë që të ecim drejtë anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian si Kosovë, por edhe Serbia mund të ecë më shpejtë drejtë anëtarësimit në BE, por duket qartë që Kosova dhe Serbia në BE të hyjnë së bashku. Nuk shoh presion, unë shoh angazhim të faktorit ndërkombëtar që palët me u rikthye në tryezë ashtu siç u morën vesh në dhjetor”. TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të...

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më...

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, më shumë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i humbjes së peshës sa dieta, dhe sa më herët të shkojmë për të fjetur, aq...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të konsumoni sasi të mëdha uji çdo ditë, por në fakt, hidratimi i tepërt mund të...