Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Rasti Subvencionet 5, Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur...

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bombardime në Ukrainë, pavarësisht armëpushimit të shpallur nga Putini

Extra AL PVC

Armëpushimi i shpallur nga Rusia në Ukrainë, për Krishtlindjen ortodokse, është thyer pas shkëmbimeve të zjarrit përgjatë vijës së frontit, duke përfshirë në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, dhe në rajonin lindor të Luhanskut, thonë zyrtarët ukrainas.

Departamenti i zjarrfikësve në Herson u bombardua më 6 janar, tha Yaroslav Yanushevych, kreu i administratës ushtarake rajonale, i cili tha se personi i vrarë ishte zjarrfikës dhe shtoi se katër të tjerë u plagosën.

Trupat ruse vazhduan sulmet e tyre në Luhansk, pavarësisht armëpushimit të shpallur në mënyrë të njëanshme, tha guvernatori i rajonit, Serhiy Hayday.

Ai tha se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës më 7 janar do të njoftojë për shkallën e granatimeve dhe sulmeve që ndodhën.

Më 5 janar, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëroi forcat e armatosura ruse që të zbatojnë një armëpushim përgjatë vijës së kontaktit me trupat ukrainase, më 6 dhe 7 janar, për festën e Krishtlindjes ortodokse.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi më vonë se forcat ukrainase vazhduan të bombardonin pozicionet e saj.

Zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov, raportoi për sulme të shumta ukrainase në rajonet lindore të Donjeck, Luhansk dhe Zaporizhja.

Javën e kaluar Putini i tha homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, se është i hapur për dialog me Ukrainën nëse Kievi pranon se territoret e pushtuara nga Moska janë territore ruse.

Sipas njoftimit të Ankarasë, Erdogan i kërkoi Putinit shpalljen e armëpushimit “të njëanshëm” në Ukrainë.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Zbulohet një tjetër mister i Mona Lizës

Peizazhi pas Mona Lizës së Leonardo da Vinçit ka...

Gjeorgji, mijëra vetë protestuan në fundjavë kundër ligjit “të stilit rus” mbi ndikimin e huaj

Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi mbajtjen e një votimi përfundimitar...

Përqafimi, një terapi e shkëlqyer kundër ankthit dhe stresit

Përqafimi ka fuqinë të sjellë shumë përfitime për shëndetin...

Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Zbulohet një tjetër mister i Mona Lizës

Peizazhi pas Mona Lizës së Leonardo da Vinçit ka ndezur debate të pafundme, me disa historianë arti që këmbëngulin se pamja e sfondit është...

Gjeorgji, mijëra vetë protestuan në fundjavë kundër ligjit “të stilit rus” mbi ndikimin e huaj

Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi mbajtjen e një votimi përfundimitar të një ligji që kritikët e shohin si kërcënim për lirinë e medias dhe aspiratat...

Përqafimi, një terapi e shkëlqyer kundër ankthit dhe stresit

Përqafimi ka fuqinë të sjellë shumë përfitime për shëndetin fizik dhe mendor, për sa kohë që i kushtoni pak më shumë se një grusht...