Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Statovci: Duke krijuar probleme në Kosovë, Vuçiqi po mundohet të fitoj vota në Serbi

Extra AL PVC

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po mundohet të fitojë vota në Serbi, duke krijuar probleme në Kosovë.

Statovci ka folur edhe për mundësinë sesi do duhej të ishte marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast thotë se pala serbe nuk është shumë e interesuar për një gjë të tillë.

Sipas saj, Serbia në shumë raste mundohet të jetë në të dyja anët, me perëndimin dhe me Rusinë.

“Në mesin e çështjeve që janë me rëndësi e që prekin mirëqenien tonë por edhe operimin ditor, padyshim është çështja e dialogut. Çështja e dialogut dhe rëndësisë për paqe e stabilitet është vënë në theks për rëndësinë e saj edhe për shkak të situatës e stabilitetit edhe të sigurisë në kontinentin tonë, e që është vënë në pah edhe në luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Jemi dëshmitarë sesa sensitiv është rajoni i Ballkanit në raport me potencialin për një krizë të radhës së sigurisë, ku faktorë kyç i destabilitetit dihet që buron nga ana e Serbisë dhe shohim që ka një interes të përgjithshëm edhe të faktorit ndërkombëtar që të kthehet vëmendja dhe të shkojmë drejt një zgjidhje

“Problematikat ekzistojnë sepse nëse shihet nga këndi i palës serbe, shohim që Serbia tenton të mbajë relevancën e saj në spektrin politik përmes problematikës me Kosovën, pra duke përdorur problematikën me Kosovën, shohim se po mban aleancë me Rusinë por edhe të vjelë benefite nga pjesa e perëndimit. Në anën tjetër, çështja me Kosovën i siguron edhe pushtet në politikën e brendshme”, u shpreh Statovci.

“Padyshim që rëndësia e një marrëveshje dhe paqes dhe stabilitetit në rajon, e ka rëndësinë e vet, si për zhvillimet tona të brendshme mirëpo edhe për gjeopolitikën. Ne shohim se edhe faktori ndërkombëtar janë të interesuar të krijojnë stabilitetit sepse është në një fazë që po përballet me shumë kriza. Pra e kemi krizën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës por edhe sensitiviteti në raport me Kinën dhe Tajvanin”, u shpreh Statovci.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të...

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më...

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, më shumë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i humbjes së peshës sa dieta, dhe sa më herët të shkojmë për të fjetur, aq...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të konsumoni sasi të mëdha uji çdo ditë, por në fakt, hidratimi i tepërt mund të...