Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Stoltenberg: NATO duhet të rrisë prodhimin e armëve në vitin 2023

Extra AL PVC

NATO duhet të rrisë prodhimin e saj të armëve derisa lufta në Ukrainë po zvarritet dhe nevoja e Kievit për material ushtarak rritet, tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg në një intervistë të transmetuar të dielën.

“Për shembull për artileri, na duhet një sasi e madhe e municionit dhe kemi nevojë për pjesë këmbimi”, tha kreu i aleancës ushtarake për BBC-në.

“Ne duhet të rrisim prodhimin dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjnë aleatët”, tha ai.

Mirëmbajtja e sistemeve të armëve të dorëzuara tashmë në Ukrainë është të paktën po aq e rëndësishme sa debati për furnizimin e më shumë armëve, tha Stoltenberg.

Sipas tij, NATO duhet gjithashtu të jetë e përgatitur për të mbështetur Ukrainën në terma afatgjatë.

“Ajo që kemi parë është se Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë nga qëllimi i saj i përgjithshëm për të marrë kontrollin mbi Ukrainën. Forcat ukrainase patën momentin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar”, shtoi ai.

Stoltenberg tha se kjo sjellje e Rusisë po tregon se ajo është e gatshme të vazhdojë luftën që e nisi më 24 shkurt 2022, përcjell REL.

“Ka të ngjarë që kjo luftë të përfundojë gjithashtu në tryezën e bisedimeve, por vendimtare për rezultatin e bisedimeve të tilla është forca e Ukrainës në fushën e betejës, tha ai derisa theksoi se i takon udhëheqjes në Kiev të vendoste se me çfarë kushtesh do të ulej në tryezën e bisedimeve”.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas të hënën thanë se Rusia nisi shumë drone gjatë natës për të sulmuar pjesë të Ukrainës dhe dhjetëra u rrëzuan.

Këto sulme po vijnë pas një serie sulmesh gjatë fundjavës që vranë tre civilë në natën e Vitit të Ri.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të informacionit. Një numër i madh njerëzish që krijojnë gjendje dashurie, vlerësimi, ndihme dhe dhembshurie, në...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar për t’ia shkurtuar...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...