Kosova nxjerr jashtë 16 milionë € çdo ditë, për import të produkteve të gatshme

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim...

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë: Po lirohen të gjitha hapësirat që ishin të uzurpuara më parë

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Me plis në kokë studentët e UP-së protestojnë për bojkotimin e produkteve serbe

Extra AL PVC

Me plis në kokë dhe me pankartat, “Duaje tënden”, “Ata barrikadojnë rrugët, ne barrikadojmë ekonominë e tyre, “Mos e forconi armikun”, është mbajtur protestë paqësore “Bojkoto produktet serbe”, e cila u organizua nga studentët e Fakultetit të Edukimit.

Studentët derisa marshuan bënë thirrje nga të gjithë që t’i bojkotojnë këto produkte serbe. Sipas tyre duhet të ngrihet vetëdijesimi i popullit për të ndaluar blerjen e tyre dhe të konsumojnë produktet e vendit, kështu të fuqizohet ekonomia e Kosovës dhe jo ajo e Serbisë.

Laurita Terpeza, studente e Fakultetit të Edukimit, tha se duhet kujtuar atë që ka kaluar populli i Kosovës nga serbët, dhe të ndalohet së ushqyeri armiku i vendit.

Terpeza: U bëj thirrje gjithë shqiptarëve anë mbanë botës të bojkotojnë produktet e serbëve

“Arsyeja që kemi organizuar këtë marshim paqësor është që të kujtojmë atë që ka kaluar populli ynë, ku ne deri më tani kemi ushqyer armikun tonë me duart tona. Andaj, i bëj thirrje gjithë shqiptarëve anë mbanë botës të bojkotojnë produktet e serbëve. Më mirë të rrinë pa ngrënë se të ushqehemi nga helmi i tyre. Më mirë të fokusohemi te produktet vendore, të fuqizojmë shtetin tonë, ushtrinë tonë dhe jo atë të serbëve”, theksoi Terpeza.

Yllëza Murtezi, po ashtu studente në Universitetin e Prishtinës, tha se patriotizmi në liri është që të bojkotohen produktet serbe, pasi sipas saj me blerjen e tyre po fuqizohet Serbia.

Murtezi: Bojkotoni produktet serbe, mos të fuqizojmë shtetin armik

“Blerja e produkteve serbe qon në fuqizimin e një shteti që përveç se kërcënon me luftë, po mundohet që edhe simbolet e trashëgimitë tona të na marrë e përvetësojë për vete. Patriotizmi në luftë që të dalim e të luftojmë për t’i dalë në krahë atdheut, ndërsa patriotizmi në liri është që të bojkotojmë produktet me barikod 860, ne ju bëjmë thirrje popullit tonë të bojkotojnë produktet serbe e të mos vrasin vetveten me paratë tone dhe mos të fuqizojmë shtetin armik. Historia qe harrohet përsëritet”, tha Murtezi.

Alketa Rrahimi, studente në Fakultetin e Edukimit, tha se për ta ndihmuar Kosovën duhet bojkotimi i produkteve serbe. Sipas saj me blerjen e tyre po financohet ushtria serbe.

Rrahimi:Bojkoto produktet serbe dhe mos ua financo ushtrinë

“Lirinë e paguam shtrenjtë e sot kjo liri prapë po kërkon çmimin e saj. Vendi ynë është ngritur mbi gjakun e këtij populli e eshtrat e tyre janë themel i këtij vendi. U mësuam mes krismash të flasim shqip, të ja themi këngës shqip, të mësojmë e ligjërojmë shqip. Sa shumë na kushtoi shqipja, sa shumë kushtoi Kosova. Kosova meriton t’i falësh jetë, t’i falësh gjak e mund dhe mundin e djersës tënde lëre në Kosovë, ndihmoje Kosovën të bëhet ashtu siç i ka hije. Lufto në mënyrën tënde, bojkoto produktet serbe dhe mos ua financo ushtrinë”, tha Rrahimi.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Dita e muzeve në Korçë, sot hyrja falas dhe aktivitete të shumta

Si çdo vit, në ditën ndërkombëtare të muzeve, edhe...

Kosova nxjerr jashtë 16 milionë € çdo ditë, për import të produkteve të gatshme

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim...

Bebe Rexha kthehet me këngën “Chase It”

Pas disa muajsh mungesë, këngëtarja Bebe Rexha është kthyer...

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë derisa i dyshuari paraqitet në gjykatë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në gjendje të...

Dita e muzeve në Korçë, sot hyrja falas dhe aktivitete të shumta

Si çdo vit, në ditën ndërkombëtare të muzeve, edhe këtë 18 maj të gjitha muzetë në Korçë kanë hapur dyert për të pritur publikun...

Kosova nxjerr jashtë 16 milionë € çdo ditë, për import të produkteve të gatshme

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda ditës, muajve...

Bebe Rexha kthehet me këngën “Chase It”

Pas disa muajsh mungesë, këngëtarja Bebe Rexha është kthyer në skenë me këngën e re “Chase It”. Kënga është shumë ritmike dhe fiks për verën...