Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haxhiu: Ministria e Drejtësisë përmbyll suksesshëm vitin 2022

Extra AL PVC

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ministria që ajo drejton përmbyll me sukses vitin që po lëmë pas.

Ajo tha se gjatë kësaj periudhe kanë punuar sipas planit e dinamikës së paraparë drejt zotimeve që kanë dhënë para qytetarëve, sikurse në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe dhunës familjare.

Haxhiu: 2022 ishte vit i rëndësishëm

“Viti 2022 ishte vit i rëndësishëm që u karakterizua me angazhim të madh, sikurse edhe sfida të shumta, por edhe shumë të arritura. E them me besim të plotë se po e përmbyllim suksesshëm, sepse kemi punuar sipas planit e dinamikës së paraparë drejt zotimeve që kemi dhënë para qytetarëve… Prioritete tona këto kanë qenë të njohura që nga fillimi i mandatit qeverisës e për të cilat kemi punuar me përkushtimin më të madh sikurse kabineti imë dhe zyrtarët e drejtësisë: reforma në drejtësi, drejtësia penale, sikurse edhe ajo civile, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, adresimi i dhunës së familje në bazë gjinore. Nga adresimi i krimeve të luftës mbeten çështje për të cilat jemi angazhuar këtë vit “, tha Haxhiu.

Ajo tha se prioritet i tyre edhe gjatë këtij viti mbetet çështja e vettingut dhe përmbyllja e reformës në drejtësi.

Haxhiu: Përmbyllja e reformës në drejtësi mundëson kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi

“Kryefjala këtë vit ka qenë vettingu në sistemin e drejtësisë. Ishte kryefjala, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës po e presin me padurim përmbylljen e reformës në drejtësi dhe ky mekanizëm do të mundësojë edhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe tani jemi në një proces më të afërt dhe më të sigurt drejt realizimit të kësaj reforme duke marrë parasysh që më 9 dhjetor të këtij viti Kuvendi ka votuar komisionin për vettingun në drejtësi ku Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të japë kontributin e saj profesional deri në jetësimin e plotë të tij”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tha se gjatë këtij viti kanë proceduar në qeveri 17 projektligje, një strategji, dy nisma për marrëveshje ndërkombëtare.

Po ashtu ka përmendur edhe projektligjet e miratuar gjatë këtij viti si ai për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për Prokurorinë Speciale, për Prokurorinë e Shtetit, të cilat do të mundësojnë ngritjen e pavarësisë së sistemit prokurorial dhe ngritjen e transparencës, si dhe rezultateve në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu: Projektligjin për Byronë pritet të kalojë në lexim të dytë në janar

“Lidhur me projektligjin për Byronë ne kemi marrë dritën e gjelbër nga Venecia edhe për këtë projektligj. Komisioni për Legjislacion e ka miratuar të njëjtën edhe në lexim të dytë dhe besojmë që në seancën e parë të janarit do të votohet edhe në leximin e dytë. Bëhet fjalë për një projektligj mjaft të rëndësishëm që ndjek pasurinë e pajustifikueshme të zyrtarëve në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka folur edhe për themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës.

Haxhiu: Instituti do të dokumentojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

“Pas 22 vjet të pasluftës Kosova për herë të parë po themelon me ligj një Institut për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, i cili është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës më 7 tetor të vitit 2022. Ky institut do të ketë qëllim parësor dokumentimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, krijimin e një baze të dhënave të sakta dhe matjen e dëmit ekonomik, kulturor, emocional, si dhe nga aspekte të tjera të rëndësishme”, ka thënë Haxhiu. 

 /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...