Skenderaj, arrestohet pasi i sulmoi fizikisht dy të mitura

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi kishte sulmuar...

Arrestohet pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Një person është arrestuar dje në Vushtrri pasi dyshohet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haradinaj për situatën në veri: Duhet koordinim i brendshëm dhe me partnerët ndërkombëtarë

Extra AL PVC

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje partnerëve të sigurisë, posaçërisht Uashingtonit, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të sillet në përputhje me situatën e krijuar.

“I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar. Serbia nuk zmbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike.

Mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponsorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, Policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi, kanë marrë përmasa shqetësuese.

Gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit.

Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh.

I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar.

Serbia nuk zmbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”.

Gjendja është e rëndë dhe kërkon maturi e koordinim, jo vetëm me faktorin e brendshëm por edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Njëkohësisht, lus partnerët e sigurisë, posaçërisht Uashingtonin, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Veç tre prokurorë për t’i hetuar krimet e luftës – Gjykimi në mungesë e shtimi i kapaciteteve, alternativat e vetme

Vetëm tre prokurorë janë të angazhuar për t’i hetuar...

Skenderaj, arrestohet pasi i sulmoi fizikisht dy të mitura

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi kishte sulmuar...

Arrestohet pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Një person është arrestuar dje në Vushtrri pasi dyshohet...

Arratisja e Enver Sekiraqës, deklarohet avokatja e tij

Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e...

Veç tre prokurorë për t’i hetuar krimet e luftës – Gjykimi në mungesë e shtimi i kapaciteteve, alternativat e vetme

Vetëm tre prokurorë janë të angazhuar për t’i hetuar rastet e krimeve të luftës dhe të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Por ky...

Skenderaj, arrestohet pasi i sulmoi fizikisht dy të mitura

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi kishte sulmuar dy vajza të mitura. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I...

Arrestohet pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Një person është arrestuar dje në Vushtrri pasi dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se...