Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e...

Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vuçiq akuzon Prishtinën se po dëshiron dëbimin e serbëve nga Kosova

Extra AL PVC

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar autoritetet në Prishtinë dhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare se kanë për qëllim dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës, sepse, siç tha ai, kjo është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit.

Pas bisedës me Patriarkun Porfiri, Vuçiq tha se e ka njoftuar kreun e Kishës Ortodokse Serbe për situatën e përgjithshme në Kosovë, si nga pikëpamja politike ashtu edhe nga ajo e sigurisë.

Vuçiq: Ja pse kërkojnë heqjen e barrikadave

“E pse dikush po insiston kaq histerikisht të hiqen barrikadat do t’ua them unë, sepse duhet të përndjekin serbët nga veriu i Kosovës, sepse është e vetmja mënyrë që ata e shohim zgjidhjen e problemit. Po flas edhe për shqiptarët në Prishtine edhe për një pjesë të bashkësisë ndërkombëtarë barrikadat, çka po i pengon ata, nëpër ato rrugë shqiptarët nuk shkojnë fare. Askush nga jugu i Ibrit nuk shkon kështu, ato i rrugë përdorin vetëm serbët që në 99% të rasteve, mbështetësin ato barrikada si formë proteste, luftës për të drejtat e tyre, luftës për jetët e tyre, për çfarë po nxitoni, çfarë po flisni çdo dite, koha juaj po ju mbaron, hiqni barrikadat dhe nuk e di kujt, sikur ne nga këtu i kemi vendosur dhe kur duhet të bëni presion mbi Beogradin, atëherë thonë po bëni presion sepse nëse nuk e bëni, do të jeni fajtor dhe atëherë u themi faleminderit që pranoni që është territor i Serbisë, ato thonë jo, nuk është territori i Serbisë, po pritni, çfarë me të vërtet po doni”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka thënë se bisedimet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, janë të vështira.

Vuçiq: Ne po mbajmë bisedime me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare

“Ajo çfarë po ndodh më lejoni t’ju informoj, ne po mbajmë bisedimet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, janë të vështira dhe dinamike biseda serioze, sepse ne duhet t’i përfaqësojmë interesat e popullit serb në Kosovë dhe nuk dolën serbët në barrikada, sepse u kishte shkuar në mendje, dhe më qesharake ndonjëherë, kur ministri i ashtuquajturi ministër i të ashtuquajturit shtet Sveçla apo sido që është emri i tij është, thotë se do të na sulmojnë integritetin territorial. Ju nuk dini çfarë të bëni kur dëgjoni diçka të tillë, ata që së bashku me vendet e NATO-s kapën ose shkelën integritetin territorial të Serbisë po tentoj ta shkelin edhe sot që të sillen drejtpërdrejt në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Kartës së Kombeve të Bashkuara të Marrëveshjes së Kumanovës dhe me të gjithë të tjerët në marrëveshje, madje edhe Marrëveshjet e tyre të Selanikut dhe Lisbonës, dhe vazhdojnë të ju flasin budallallëqe dhe marrëzi për integritetin territorial”, tha Vuçiq.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gjithçka që duhet të dini për sindromën e ‘gjumit të vonuar’

A ju mban ora e brendshme zgjuar natën? Sindroma...

Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e...

Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në...

Gjithçka që duhet të dini për sindromën e ‘gjumit të vonuar’

A ju mban ora e brendshme zgjuar natën? Sindroma e fazës së vonuar të gjumit mund të jetë fajtor dhe është më e zakonshme...

Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e tij”, tha Robert Kalinák, ministri i mbrojtjes i Sllovakisë, në një konferencë shtypi në spitalin...

Krasniqi thotë se PDK s’ka vija të kuqe për partitë politike: Me to i ofendojmë votuesit, mund të jenë familjarë tonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia e tij nuk ka asnjë vijë të kuqe për asnjë nga partitë politike në Kosovë,...