Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni,...

Komandanti i KFOR-it: Mbi 1 mijë ushtarë u dërguan shtesë në Kosovë pas sulmit në Banjskë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një aktivitet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Këshilli i Sigurisë së Kosovës diskuton gjendjen në veri: Liria e lëvizjes duhet të rivendoset

Extra AL PVC

Kryeministri, Albin Kurti ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit dhe incidentet e fundit të shkaktuara nga strukturat ilegale dhe grupet kriminale, të koordinuar dhe mbështetura nga Qeveria e Serbisë, e të cilat me të gjitha mjetet në dispozicion po veprojnë kundër rendit Kushtetues të Kosovës.

Në takim u tha se ky kërcënim dhe këto veprime vijnë si rezultat i koordinimit të ngushtë mes Qeverisë së Serbisë dhe strukturave ilegale dhe grupeve kriminale, e cila po ashtu po përhapë propagandë.

Strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste ndaj qytetarëve të Republikës, institucioneve shtetërore, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gazetarëve, ndaj pjesëtarëve misionit të EULEX-it dhe njësive patrulluese të KFOR-it.

U theksua se brenda këtyre 17 ditëve që nga ngritja e barrikadave ka pasur komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in.

Po ashtu, u ritheksua se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar por siç dihet tashmë, jemi në pritje të veprimeve nga KFOR-i.

Në takim u tha se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të dialogojnë me banda kriminale, ndërsa u potencua se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni,...

Komandanti i KFOR-it: Mbi 1 mijë ushtarë u dërguan shtesë në Kosovë pas sulmit në Banjskë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një aktivitet...

Këshilltari i Bislimit: Serbia kalon pa u ndëshkuar, Kosova po penalizohet në vazhdimësi nga aleatët e saj

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë...

Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, bashkë me deputetin e kësaj partie, Luan Aliu, kanë shkuar për vizitë te Kryeministri i...

Zotëria i Parë për Presidenten dhe Hillary Clintonin: Kanë shkruar historinë, i kanë avancuar të drejtat e grave globalisht

Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka komentuar një bashkëbisedim të presidentes Vjosa Osmani me Sekretaren Hillary Clinton që e mbajtën në Sofia...

Komandanti i KFOR-it: Mbi 1 mijë ushtarë u dërguan shtesë në Kosovë pas sulmit në Banjskë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një aktivitet të mbajtur sot ka thënë se ngjarjet e ndodhura gjatë vitit të kaluar në Kosovë...