Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ademi i bindur se FFK do të licencohet

Extra AL PVC

Vazhdon të mbetet temë e madhe diskutimi licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Komisioni vlerësues për licencim mësohet se ka kërkuar dokumente shtesë nga kjo federatë, duke përfshirë edhe një çertifikatë e cila dëshmon se Presidenti i federatës, Agim Ademi nuk ka probleme me ligjin, apo nuk është nën hetime.

Së fundi, përmes një reagimi në Facebook, Agim Ademi ka publikuar dokumente të tjera përmes të cilave thotë se e ka dëshmuar para këtij komisioni se nuk është i dënuar nga asnjë gjykatë në Kosovë.

Madje, ai shprehet i bindur dhe me besim të plotë se FFK do të licencohet në ditët e ardhshme pasi janë plotësuar të gjitha kushtet.

Ky është postimi i plotë i Agim Ademit në “Facebook”.

Reagim ndaj dezinformatave që kinse nuk e kam certifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk kam dënim të plotfuqishëm.

Duke pas parasysh që ditëve të fundit po dezinformohet publiku me të pavërteta rreth një dokument-konfirmimi nga gjykata që dëshmon që nuk kam dënim të plotfuqishëm, e që është një nga kushtet për plotësimin e dokumantacionit për rilicencim të FFK-së dhe çdo federate tjetër, edhe pse nuk jam personalitet që i demantoj shpesh dezinformatat e tilla, sidomos kur vijnë nga njerëz që nuk paraqesin as nuk përfaqësojnë asgjë në futboll, kësaj radhe e ndjej për obligim të bëj një sqarim për opinionin sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga dezinformatat e disa individëve (fatkeqësisht përfshirë edhe zyrtar të MKRS-së) që me pompozitet shpifin e dezinformojnë opinionin me të pavërteta.

Udhëzimi Administrativ përkatës i Ministrisë, ndër të tjera kërkon: dëshmi nga gjykata që organet drejtuese nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë. Konform kësaj kërkese nga unë u është dërguar vërtetim nga gjykata kompetente, ku është dëshmuar që nuk kam dënim nga gjykata. Pastaj komisioni ka kërkuar certifikatë e jo vërtetim. Përkundër që nga Zyra Ligjore kjo kërkesë shtesë e komisionit është konsideruar e pabazuar, unë megjithatë e kam respektuar edhe këtë kërkesë dhe e kam siguruar edhe certifikatën e kërkuar dhe të njëjtën ia kam dërguar edhe komisionit dhe po e prezantoj edhe këtu.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që është trumbetuar nga persona jo-kompetent, që kinse nuk kam ofruar dëshmi nga gjykata, që organet drejtuese nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë. Unë si kryetar dhe çdo person e organ tjetër i FFK-së, i plotësojmë të gjitha kushtet ligjore për licencim të FFK-së.

Në ditët në vijim, besojmë, se do të përmbyllet ky proces, në mënyrë që mos t’u lihet më hapësirë dezinformatave të tilla.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të informacionit. Një numër i madh njerëzish që krijojnë gjendje dashurie, vlerësimi, ndihme dhe dhembshurie, në...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar për t’ia shkurtuar...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...