Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren...

Rrihen babë e bir ndërmjet vete në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë rrahur babë...

Cameron pritet ta vizitojë Shqipërinë, kjo është agjenda

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lekaj: Kurti ka bërë hapa të gabuara në veri, qytetarët atje në mëshirë të Zotit

Extra AL PVC

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, adreson një sërë kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri.

Ai thotë se hapat që i ka ndërmarrë Kurti në atë pjesë janë të gabuara, duke lënë qytetarët atje në mëshirë të fatit.

Lekaj: Hapat që i ka bërë Kurti në veri janë të gabuara

“Hapat që i ka marrë zotëri Kurti për atë territor janë kanë tërësisht të gabuara edhe pse po e them se politika e Beogradit çdoherë ka menduar të krijojë kriza që ato t’i përdorë sa i përket marrëveshjes përfundimtare dhe sidomos për asociacionin. Një çështje teknike e targave na ka pruar këtu ku jemi”, thotë ai.

Lekaj i cili është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, thotë se moskoordinimi i Kurtiti me aleatët ndërkombëtar e ka sjell Kosovën në ketë gjendje, duke mosmenaxhuar me 18 për qind të territorit në pjesën veriore.

Lekaj: Qytetarët në veri në mëshirë të Zotit, Kurti s’po menaxhon me 18 për qind të territorit

“Vetëm ardhja e zotëri Kurti në pushtet me premtimet se nuk do të dialogojë sa i përket çështjes së veriut, por do të dialogojë me serbët lokal, qytetarët e Kosovës që ka pasur të drejtë, por po del e kundërta. Ai nuk ka dialog, nuk menaxhon një territor 18 për qind të Kosovës dhe me vendimet e tij, përkundër këshillave të ShBA-së dhe miqve tanë ndërkombëtar për targat, ne iu kemi dhënë hapësirë atyre që të veprojnë kështu. Edhe pse pretendimet e tyre çdo herë kanë qenë të politikës serbe që veriu mos të kontrollohet nga Prishtina, por nga Beogradi. Ne nuk është dashur atyre që t’iu japim këtë levë që të përdorin si monedhë për kusurit sa i përket dialogut. Kemi ardh ku kemi ardh, largim të kryetarëve, gjyqtarëve, prokurorëve, këshillave komunale. Qytetarët atje në mëshirën e zotit dhe jo atyre që duhet të kujdesen. Ju po e shihni se si Policia e Kosovës ka mbetur e ngujuar dhe s’ka ndonjë veprim”, shton ai.

Duke folur për planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti opozitarë është skeptik se mund të arrihet një marrëveshje deri në mars të 2023, ashtu siç është paralajmëruar.

Lekaj: Dyshoj se do të ketë marrëveshje deri në mars të 2023

“Me këtë qasje edhe të qeverisë dhe qëndrimit të Serbisë dyshoj se do të ketë ndonjë marrëveshje sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo ne kemi thënë se çfarëdo marrëveshje pa njohje e pronlogon e stërgjatë edhe 10 vite të tjera marrëveshjen përfundimtare. Ne duhet të qëndrojmë dhe insistojmë që të ruhet territori dhe njohja të jetë në marrëveshje. Kështu t’i japim një herë e përgjithmonë marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Përndryshe nëse shkojmë me marrëveshje të tilla ku nuk është njohja do të stërgjatët prapë dialogu”, deklaron Lekaj.

Lekaj  tregon edhe për vizitën e tij në Hagë, ku po mbahen të paraburgosur ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Lekaj: Në Hagë kam pa një qëndrueshmëri të njerëzve tanë po mbrojnë luftën e Kosovës

“Aty kam pa një qëndrueshmëri apo një udhërrëfyes të qëndrueshmërisë së njerëzve tanë që po e mbrojnë luftën e shenjtë të Kosovës. Sa i përket gjendjes së tyre, beso se janë shumë të fortë të qëndrueshëm dhe besojnë në pafajësinë e tyre. Mendoj se do të trimfojnë, do t’i mbrojnë vlerat e shtetit të Kosovës, pasi krerët e një shteti që kanë shpall pavarësinë janë në Hagë dhe ata duhet të dalin triumfues”, përfundon Lekaj. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gjobitet Don Xhoni, kapet duke bërë gara në Tiranë me lamborghini

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni,...

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren...

Humbja e kohës që vret të ardhmen

Shkruan:Agron Hoti Pse s’jemi të sinqertë përballë qytetarit?! Pse s’ia...

Rrihen babë e bir ndërmjet vete në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë rrahur babë...

Gjobitet Don Xhoni, kapet duke bërë gara në Tiranë me lamborghini

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni, është kapur duke bërë gara shpejtësie në Tiranë. Don Xhoni është gjobitur me 400 euro, ndërsa...

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka thënë se kësaj të fundit ia ka...

Humbja e kohës që vret të ardhmen

Shkruan:Agron Hoti Pse s’jemi të sinqertë përballë qytetarit?! Pse s’ia treguam kurrë të vërtetën?! S’ia treguam që vijën ndarëse veri-jug mbi Urën e Ibrit në...