Loja elektorale Kurtit me politikën e jashtme të shtetit

Shkruan: Afrim Kasolli Gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti e...

Ministri Aliu: Shumë shpejt shërbime Ajrore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite

Është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime...

Miratohet Projektligji për bankat, Murati: Synohet rregullimi i aktivitetit bankar e financiar

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot, është miratuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lansohet pilot projekti për ndërlidhjen e qytetarit me adresë

Extra AL PVC

Gjatë kësaj jave është prezantuar dhe lansuar projekti për krijimin e sistemit elektronik për lidhjen e qytetarit me adresë. Mungesa e sistemit të unifikuar të adresave krijon probleme për një sërë fushash, si taksat, regjistrimi civil, të drejtat pronësore, qasja në drejtësi dhe administrimi i zgjedhjeve.

Për të adresuar sfida të tilla, institucionet e Kosovës të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë kanë filluar punën për krijimin e Sistemit të Adresave që nga viti 2010, sistem ky që vazhdon të zbatohet tani, mirëpo së cilës i ka munguar ndërlidhja e saj me qytetarin për të shërbyer maksimalisht në funksionin për të cilën është krijuar.

Sipas Qeverisë, pilot projekti për krijimin e sistemit elektronik për lidhjen e qytetarit me adresë ka si qëllim evidentimin e saktë të adresave për qytetarët e Republikës se Kosovës.

“Përmes këtij sistemi, i cili bazohet në të dhënat që merr nga Sistemi i Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile (ARC) dhe Sistemi i Informimit të Regjistrit të Adresave (AKK), synohet të bëhet ndërlidhja e regjistrit të gjendjes civile me regjistrin e adresave, duke krijuar adresë unike për secilin shtetas që jeton në Kosovë. Një ndërlidhje e tillë ndikon në përmirësimin e situatës në disa fusha, siç është ofrimi i shërbimeve për qytetarët, siguria e dokumenteve, proceset elektorale, luftimin e krimit, dhe në tërësi në situatën e sigurisë në vend. Mungesa e një sistemi të unifikuar adresash është përfshirë gjithashtu në agjendën e integrimit evropian, ku saktësia e listës së votuesve është një ndër prioritetet e ERA II tek fusha e reformës zgjedhore. Këtë javë ka filluar trajnimi i rreth 20 punonjësve dhe mbikqyrësve që do të dalin në terren në sistemin që e bën të mundur këtë nderlidhje, sistemin SELQA. Përmes këtij sistemi, pas vizitave në terren, ata do të mund të shtojnë të dhëna të duhura e të sakta për identifikimin e qytetarëve në adresat e tyre, në bashkëpunim edhe me zyrtarët komunal të gjendjes civile dhe urbanizmit”, thuhet në njoftim.

Prezent gjatë lansimit ishin përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Agjencia e Regjistrimit Civil, Agjencia Kadastrale e Kosovës, GIZ dhe Ambasada Gjermane. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Loja elektorale Kurtit me politikën e jashtme të shtetit

Shkruan: Afrim Kasolli Gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti e...

Ministri Aliu: Shumë shpejt shërbime Ajrore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite

Është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime...

Fundi i ëndrrës së hidhur të Mbappes

Kylian Mbappe do të kishte dashur të të kishte...

Miratohet Projektligji për bankat, Murati: Synohet rregullimi i aktivitetit bankar e financiar

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot, është miratuar...

Loja elektorale Kurtit me politikën e jashtme të shtetit

Shkruan: Afrim Kasolli Gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti e bëri të qartë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk është i mundur...

Ministri Aliu: Shumë shpejt shërbime Ajrore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite

Është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ministri i Mjedisit, Planifikimit...

Fundi i ëndrrës së hidhur të Mbappes

Kylian Mbappe do të kishte dashur të të kishte në dorë trofeun e Ligës së Kampionëve në aktin e fundit si lojtar i Paris...