Çka thotë Sami Lushtaku për takimin e Memli Krasniqit me Albin Kurtin?

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku,...

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zgjidhur misterin pas piramidave të Egjiptit

Një grup shkencëtarësh besojnë se mund të kenë zgjidhur...

Aksident në Athinë, vdes 22-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Musliu: UÇK mbi partitë, s’do të ndalem së mbrojturi çlirimtarët

Extra AL PVC

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, mori pjesë në protestën e Partisë Socialdemokrate (PSD) kundër Gjykatë Speciale.

Musliu, që kishte votuar kundër themelimit të kësaj gjykate, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është mbi partitë politike prandaj do të jetë në çdo iniciativë ku mbrohen çlirimtarët.

Ajo tha se nuk do të ndalet asnjëherë derisa të ketë përndjekje ndaj UÇK-së, pasi që për këtë është zgjedhur si përfaqësuese e popullit në Kuvendin e Kosovës.

Musliu: Nuk do të ndalem asnjëherë derisa të ndalet përndjekja e UÇK-së

“Mirë është që filloi një protestë. Protestat e tilla nuk guxojnë të politizohen, nuk guxojnë të partizohen, mendoj se UÇK-ja është mbi paritë politike, prandaj çdo iniciativë që merret në mbrojte të UÇK-së, pavarësisht kush e thërret duhet t’i përgjigjemi njëzëri. Unë e kam dhënë qëndrimin tim për Gjykatën Speciale edhe me votë, edhe me deklaratat e mija në Kuvend, por nuk do të ndalem asnjëherë derisa të ndalet përndjekja e UÇK-së… Atëherë kur ndalet përndjekja (e UÇK-së) do të ndalemi edhe ne… Aty ku është populli, do të jem edhe unë… Çdo iniciativë që merret për të mbrojtur UÇK-në nga përndjekjet që janë duke ju bërë, unë do të jem aty, sepse për atë më ka zgjedhur populli, asnjëherë nuk do ta tradhtoj besimin që ma kenë dhënë qytetarët e vendit tim”, tha Musliu.

Të pranishëm në protestë ishin qindra qytetarë, të cilët po ashtu u shprehën të shqetësuar me vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e dhënë për ish-pjesëtarin e UÇK-së, Salih Mustafën. Sipas tyre liria e gjithë çlirimtareve duhet të mbrohet dhe se dënimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë pasi po synohet dënimi i UÇK-së.

Qytetari Sahit Shillova tha për KosovaPress se dënimet nga Gjykata Speciale janë me prapavija të Serbisë dhe individëve të caktuar.

Shillova: Lufta e UÇK-së, e pastër

“Dënimi (ndaj Mustafës) është shumë i padrejtë. Gjykata ka vendosur një vuajtje dënimi prej 26 viteve për një çlirimtar, të cilën ne sot gëzojmë, lirinë. Çdo popull i Kosovës është në njohuri për rrethanat si ka qenë lufta e UÇK-së dhe sa e pastër ka qenë dhe çfarë dënimi është shqiptuar, i gjithi me prapavija të Serbisë dhe individëve të caktuar, çka është vendim i padrejtë”, tha Shillova.

Edhe qytetari nga Drenica, Agim Bajrami është shprehur i mllefosur me dënimin ndaj Mustafës.

Bajrami: Ajo është jo dënim por makabër, atë që e kanë bërë ata

“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për gjithë kontributin që kanë dhënë ata që sot jemi në këtu… Ajo është jo dënim por makabër, atë që e kanë bërë ata, dënohen heronjtë, çlirimtaret e të justifikohen kriminelet të cilët kanë bërë maskara prej më të tmerrshmeve, që ato që po i shohim sot në Ukrainë kanë fatin që përcjellin mediat, ndërsa ne nuk e kemi pas atë fat, as përgatitje dhe as rrjete sociale nuk kemi pas”, tha Bajrami.

Anëtarë të PSD-së e OVL-UÇK-së morën pjesë në protestën e PSD-së kundër Gjykatës Speciale “Jo në emrin tim!”

Javën e kaluar, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ekspertët e sigurisë e shohin atentatin ndaj kryeministrit sllovak si “dështim” i mbrojtjes së vendit

Ekspertët në Sllovaki kanë kritikuar masat paraprake të sigurisë...

Çka thotë Sami Lushtaku për takimin e Memli Krasniqit me Albin Kurtin?

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku,...

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zgjidhur misterin pas piramidave të Egjiptit

Një grup shkencëtarësh besojnë se mund të kenë zgjidhur...

Aksident në Athinë, vdes 22-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e...

Ekspertët e sigurisë e shohin atentatin ndaj kryeministrit sllovak si “dështim” i mbrojtjes së vendit

Ekspertët në Sllovaki kanë kritikuar masat paraprake të sigurisë për kryeministrin e vendit, Robert Fico, pas atentatit ndaj tij. “Vetë Fico foli disa javë më...

Çka thotë Sami Lushtaku për takimin e Memli Krasniqit me Albin Kurtin?

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe se...

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zgjidhur misterin pas piramidave të Egjiptit

Një grup shkencëtarësh besojnë se mund të kenë zgjidhur misterin se si 31 piramida, përfshirë kompleksin me famë botërore të Gizës, që u ndërtuan...