Cameron pritet ta vizitojë Shqipërinë, kjo është agjenda

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron...

Allen përmend Asociacionin e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen pas takimit me presidenten Vjosa...

Arrestohet një person i veshur me uniformë e me emblema të Serbisë

Një person është arrestuar në fshatin Tresavë të Leposaviqit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Muja publikon listën e organizatave kriminale në veri: Rekomandoj arrestime

Extra AL PVC

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka publikuar një listë me atë që ai i quan banda kriminale që veprojnë në veri të Kosovës. Ai hodhi poshtë se ka lista të serbëve për arrestime por tha se ka banda kriminale që po sfidojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

“Bandat kriminale në veri të Kosovës: Propaganda e Vuçiq e ditëve të fundit me qëllim të frikësimit të qytetarëve të komunitetit serb propagon kinse lista të gjera të njerëzve që do të arrestohen. Në Kosovë nuk ka lista për arrestim të qytetarëve. Megjithatë, ajo që dihet në Mitrovicë është që ekzistojnë disa grupe kriminale që veprojnë dhe sfidojnë edhe qytetarët edhe shtetin e Kosovës”, shkroi Muja.

Më pas listoi edhe, sipas tij, bandat kriminale që veprojnë në veri, bashkë me emrat e atyre që i kanë themeluar.

“(1) Civilna Zaštita (Mbrojtja Civile) që janë krijuar nga Goran Rakić, Igor Simić, Slavko Simić, Miloš Perović, Nenad Djurić dhe Stevan Pavičević, 2) Severna Brigada (Brigada e Veriut) që është krijuar nga Andrija Vučić (vëllai i Presidentit serb), Milan Radoičić, Zvonko Veselinović dhe Radule Stević, (3) Oragizatat e ekstremit të djathtë të lidhura me Rusinë, Kishen Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë – Narodna Patrola (Damnjan Kežević, Danilo Vičić (djali i Presidentit serb) dhe Aleksandar Filipović. Dihet që Presidenti serb Vučić, vëllai i tij Andrija, djali i tij Danilo, Shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe Ministri i Brendshëm Bratislav Gašić janë duke e bërë këtë lojë”, shkroi Muja.

Ai tha se “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” duhet të shpallen organizata terroriste.

“Qytetarë tanë në komunat veriore vazhdimisht informojnë që operativët kryesorë të këtyre bandave të armatosura dhe prapa barrikadave janë: Milan Radoičić, Zvonko Veselinović, Radule Stević, Aleksandar Filipović, Nenad Djurić, Stevan Pavičević, Aleksandar Jevremović, Marjan Radojević, Miloš Milovanović, Vladimir Radivojević (Mami), Marko Vukašinović, Lazar Radenković, Milorad Jevtić, Nemanja Jevremović, Srdjan Vulović, Dejan Vulović, Vladica Jovanović, Dragan Radulović, Ivan Aksenijević, Miloš Vlašković, Slobodan Vučinić, Zoran Stevanović, Milan Kompirović, Radovan Radić, Ivo Vučinić, Zvezdan Milojević dhe Goran Živković”, vijoi Muja.

Deputeti i LVV-së tha se grupi i kriminelëve është më i kufizuar seç mendohet dhe raportohet.

“E kaluara e tyre është kriminale dhe kanë për t’u përgjigjur para drejtësisë. Kjo është lista që unë do e rekomandoja për arrestim për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada”, përfundoi Muja.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Cameron pritet ta vizitojë Shqipërinë, kjo është agjenda

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron...

Pesë terma që nuk duhet të kërkoni në Google

Në disa pjesë të internetit është më mirë të...

Allen përmend Asociacionin e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen pas takimit me presidenten Vjosa...

Mjetet që kanë ndikim më të madh në ndotjen e mjedisit

Njeriu është në lëvizje të vazhdueshme dhe rritja globale...

Cameron pritet ta vizitojë Shqipërinë, kjo është agjenda

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron pritet të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë. Mediat Britanike kanë zbuluar detaje nga agjenda, ku...

Pesë terma që nuk duhet të kërkoni në Google

Në disa pjesë të internetit është më mirë të mos hyni dhe sado kurreshtar të jeni, është më mirë të mos dini se çfarë...

Allen përmend Asociacionin e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen pas takimit me presidenten Vjosa Osmani është shprehur se kishin një bisedë produktive sa i përket dezinformimit, mbështetjes për shoqërinë...