spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kuvendi mblidhet në seancë të re plenare

Extra AL PVC

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në seancë të re plenare sot (e premte) më fillim prej orës 11:00. Fillimisht pritet të votojnë Strategjinë për energjinë, diskutimet për secilën kanë përfunduar një ditë më parë ndërsa për votim nuk pati kuorum.

Ndërsa seanca e re do të fillojë me pikat e zakonshme që janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Më pas do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

Gjithashtu, do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Për shqyrtim të dytë do të jetë edhe Projektligji pёr antidopingun, ai për Bujqësi dhe zhvillim rural dhe Projektligji për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes.

Deputetët do të bëjnë shqyrtimin e parë të Projektligjit për Zhvillimin Rajonal të Balancuar dhe atë për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Gjithashtu, si pikë e rendi të ditës është debati parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022.

Në fund, deputetët do shqyrtojnë edhe raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vikend i nxehtë, temperaturat do shkojnë deri në 28 gradë Celsius

Këtë vikend në Kosovë do të mbajë mot me...

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: S’është vetëm shtylla juaj, i dashur Prindon

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka...

Vikend i nxehtë, temperaturat do shkojnë deri në 28 gradë Celsius

Këtë vikend në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat e shpërndara. Kështu bën me dije Instituti Hidrometeorologjik i...

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos...

Deputeti gjerman socialdemokrat, Frank Schwabe, e ka quajtur gabim të rëndë të Qeverisë gjermane dështimin e sotëm të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për “hilet” e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Muhamet Berisha ka rrëfyer se si prej disa borxheve që pati në kohë të pandemisë përfundoi si viktimë e fajdeve. Në Tv Dukagjini, Berisha ka...