“Vdes Qeveria Kurti”, hapet e pamja në Kuvendin e Kosovës

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi,...

Shtyhet seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut

Seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut,...

Vuçiq në Kotor: Besoj se me anëtarësimin në BE mund të arrijmë rezultate të rëndësishme

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian janë sot...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Krasniqi: Me ligjin për Zyrtarët Publik, misioni i Qeverisë është largimi masiv nga puna i zyrtarëve publikë

Extra AL PVC

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të projektligjit për zyrtarët publikë.

Krasniqi ka potencuar se përmes ligjit për zyrtarët publikë, misioni i ri i Qeverisë është largimi masiv nga puna i zyrtarëve publikë, “shantazhimi, politizimi dhe nënshtrimi i tyre”.

“Ligji për Zyrtarët Publikë parasheh ndërprerjen e kontratave të punës për rreth 1600 zyrtarë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues dhe ripërcaktimin e këtyre pozitave me mandat 4 vjeçar. Përtej shkeljeve të të gjitha normave vendore, ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike. Si përfundim, ky ligj ka vetëm një qëllim: duke shkelur mbi djersën dhe kontributin e zyrtarëve të ndershëm publikë, Qeveria Kurti synon të shkatërrojë gjithçka që është arritur deri më sot dhe t’i hapë rrugë punësimit masiv të militantëve partiakë, si metodë për të vënë shtetin nën kontrollin e Lëvizjes Vetëvendosje.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka shtuar se PDK nuk do të qëndrojë duarkryq dhe ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese, “ku, duke besuar në drejtësi, presim rrëzimin e padiskutueshëm të tij.”

Kuvendi i Kosovës, sot e ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për zyrtarët publikë.

Projektligji ka marrë mbështetjen e deputetëve të pushtetit me 58 vota për, asnjë kundër dhe katër abstenime, ndër ta edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ndërsa, partitë opozita e kanë kundërshtuar atë.     /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

“Vdes Qeveria Kurti”, hapet e pamja në Kuvendin e Kosovës

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi,...

Shtyhet seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut

Seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut,...

Vuçiq në Kotor: Besoj se me anëtarësimin në BE mund të arrijmë rezultate të rëndësishme

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian janë sot...

Kurti në Mal të Zi: Plani i Rritjes së BE-së, mundësi për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para se të fillojë...

“Vdes Qeveria Kurti”, hapet e pamja në Kuvendin e Kosovës

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikisht ka hapur “të pame”, për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.    

Shtyhet seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut

Seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, e cila ishte caktuar të mbahej sot, është shtyrë, raporton TV Arbëria. Më shumë detaje deri...

Vuçiq në Kotor: Besoj se me anëtarësimin në BE mund të arrijmë rezultate të rëndësishme

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian janë sot në Kotor, në samitin nën moton “Një rajon, vizion i përbashkët”. Zyrtarë nga rajoni, përfaqësues të...