Kurti: Për një periudhë 4-vjeçare, kemi mbi 87 mijë vende pune më shumë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe...

Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bislimi: Serbia u tërhoq nga plani për djegien e Jarinjës

Extra AL PVC

Zëvendëskryeministri për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se dje (e diele) Serbia nuk i ndaloi huliganët serbë por u tërhoq nga plani për djegien e Jarinjës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bislimi tha se intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm.

“Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin. Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës”, shkroi Bislimi.

Ai tha se ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës, veçmas mekanizmat e sigurisë, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, veçmas amerikanët.

“Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte”, vijoi Bislimi.

Ai tha se siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, Kosova e ka aleat Perëndimin dhe SHBA-në.

“Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë”, përfundoi Bislimi.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti: Për një periudhë 4-vjeçare, kemi mbi 87 mijë vende pune më shumë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe...

Pse disa njerëz nuk i durojnë dot “voice messages”?

Njerëzit ndahen në dy grupe: Ata që dërgojnë pafundësisht...

Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni,...

Kurti: Për një periudhë 4-vjeçare, kemi mbi 87 mijë vende pune më shumë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën...

Pse disa njerëz nuk i durojnë dot “voice messages”?

Njerëzit ndahen në dy grupe: Ata që dërgojnë pafundësisht voice messages dhe ata që nuk i durojnë dot. Sigurisht, të dyja grupimet mund të...

Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, bashkë me deputetin e kësaj partie, Luan Aliu, kanë shkuar për vizitë te Kryeministri i...