Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e...

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq...

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Abdixhiku për gjendjen në veri: Albin Kurti ka rënë në kurthin e Serbisë

Extra AL PVC

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Kurtin për gjendjen e tensionuar në veri të Kosovës.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Abdixhiku thotë se Kurti spo mundet të krijojë stabilitet në veri, teksa shton se kryeminstri nuk asnjë plan për t’u ballafaquar me këtë situatë.

“Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë ndihmë. Nga aty të koordinojë çdo hap të ardhshëm me aleatë për të kthyer rendin e ligjin në veri. Sjellja e vonuar, apo e pakoordinuar, është vazhdimësi e rënies në kurthin e Serbisë”, shkrun Abdixhiku.

Shkrimi i plotë:

Normalizimi i jonormales

Albin Kurti tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë. Ai s’mund as të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri. Ai sot nuk ka as edhe një plan shtetëror për të ballafaquar gjendjen në veri.

Barrikadat e grupeve kriminale po bëhen tashmë të zakonshme, siç po bëhet i zakonshëm dhe moszëvendësimi i qindra policëve të dorëhequr, prokurorëve, gjyqtarëve e punëtorëve administrativ në veri që s’ushtrojnë detyrat pa të cilat shteti nuk ka përfaqësim. Për më tepër, sot Kosova as nuk ka institucione shtetërore në veri e as që mund të organizojë zgjedhje demokratike për t’i zgjedhur këto institucione aty. Pra jemi në vakum administrativ. Nëse ishte keq e rëndë në Veri, sot është dhe më keq e edhe më rëndë se që ishte paraprakisht. Kjo është e vërteta në veri dhe këtë të vërtetë institucionet e Kosovës s’mund ta lejojnë të normalizohet tani.Fjalimet e kota e populliste nga foltoret në Prishtinë sot humbasin përbrenda thatësisë. Sot humbasin dhe zërat që i kërkonin Kosovës t’i shpërfaqë sovranitetin aleatëve tanë, tek po të njëjtit aleatë që thirremi sot për ndihmë kur bandat kriminale të Serbisë e Rusisë veprojnë në territorin tonë lirshëm e pa pengim.

Prandaj koordinimi është mençuri e maturi. Ecja me aleatë ka qenë gjithnjë interes kombëtar i Kosovës. Ai shpërfaqet si servilitet vetëm përpara politikanëve të turmave e ideologëve anti-perëndim që për qëllim të hapur mbajnë rrënimin zhbërjen e Republikës së Kosovës.Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë ndihmë. Nga aty të koordinojë çdo hap të ardhshëm me aleatë për të kthyer rendin e ligjin në veri. Sjellja e vonuar, apo e pakoordinuar, është vazhdimësi e rënies në kurthin e Serbisë.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e...

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq...

Gjobitet Don Xhoni, kapet duke bërë gara në Tiranë me lamborghini

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni,...

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren...

Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e cila është nderuar me çmimin "Rilindja" nga kompania ISP Boradcast për kontributin e saj në...

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nën...

Gjobitet Don Xhoni, kapet duke bërë gara në Tiranë me lamborghini

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni, është kapur duke bërë gara shpejtësie në Tiranë. Don Xhoni është gjobitur me 400 euro, ndërsa...