Radosavleviç: Serbët e Kosovës ndihen humbës pavarësisht fatit të Asociacionit

Komuniteti serb në Kosovë po jeton në një gjendje...

Greqia s’gjen qetësi, sërish tërmet

Një tërmet më magnitudë 4.1 Rihter goditi pak momente...

Ministri i Kurtit takon shefen e zyrës së KiE në Kosovë, zbardhen detaje të takimit

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Trajkoviq lirohet për mjekim në shtëpi: Maska pro-europiane e regjimit të Beogradit ra

Extra AL PVC

Gjendja shëndetësore e këshilltares së ministrit për Kthim dhe Komunitete, Rada Trajkoviq, është përkeqësuar dje derisa po mbahej nga policia serbe në pikëkalimin kufitar të Merdares. Si rezultat i kësaj, ajo u transferua në një qendër mjekësore në Prokupël të Serbisë.

Por sot ajo ka treguar se ka dalë nga spitali dhe është dërguar për mjekim në shtëpi, derisa thotë se është në gjendje stabile shëndetësore.

“Përshëndetje, njerëz të mirë. Mëngjesin e sotëm në orën 06:00 dola nga spitali për mjekim në shtëpi. Unë jam i qëndrueshëm. Faleminderit secilit prej jush që luftuat për mua. Më bëtë më të fortë. Faleminderit të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi që me vendosmëri folën për torturën. U treguan njerëz të mrekullueshëm!”, ka shkruar Trajokoviq.

Ajo thotë se autoritetet serbe treguan fytyrën e vërtetë me trajtimin që ia bënë asaj, duke thënë se iu ka ra “maska pro-europiane”.

“Nuk prisja më mirë nga regjimi. Ditët e fundit kanë ekspozuar fytyrën e tyre të vërtetë. Maska ‘pro-europiane’ ka rënë dhe ne të gjithë e dimë tani me kë kemi të bëjmë: njerëz që urrejnë patologjikisht kundërshtarët dhe abuzojnë me ligjin për të shkatërruar këdo që i pengon, qoftë serb, shqiptar, kroat… Nëse kjo më ka ndodhur mua, të cilin publiku e njeh mirë si dikë që ka 20 vjet që lufton për serbët në Kosovë, atëherë e njëjta gjë mund t’i ndodhë kujtdo. Më dhemb të mendoj se për sa histori të ngjashme publiku nuk ka dëgjuar. Por një gjë është e vërtetë: me veprimet e tij, ky regjim heq dorë publikisht nga vlerat civilizuese”.

Trajkoviq iu ka bërë thirrje të gjithëve që të përballen me këtë regjim “secili në mënyrën tuaj, çdo ditë dhe pa asnjë grimë frikë”.

Ajo tha se është për drejtësinë, lirinë dhe të vërtetën dhe se “për këtë ia vlen të luftosh”. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Personaliteti, temperamenti dhe karakteri… të njohim më mirë veten

Personaliteti, temperamenti dhe karakteri janë tre koncepte që në...

Radosavleviç: Serbët e Kosovës ndihen humbës pavarësisht fatit të Asociacionit

Komuniteti serb në Kosovë po jeton në një gjendje...

Greqia s’gjen qetësi, sërish tërmet

Një tërmet më magnitudë 4.1 Rihter goditi pak momente...

​FFK dënon Arbnor Ramadanin e Llapit dhe Dion Bejtullahun e Dritës

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë të...

Personaliteti, temperamenti dhe karakteri… të njohim më mirë veten

Personaliteti, temperamenti dhe karakteri janë tre koncepte që në psikologji përdoren për të shprehur mënyrat e të menduarit dhe ndjesisë, prandaj janë të lidhura...

Radosavleviç: Serbët e Kosovës ndihen humbës pavarësisht fatit të Asociacionit

Komuniteti serb në Kosovë po jeton në një gjendje të vazhdueshme tensioni, si pasojë e mungesës së gatishmërisë së udhëheqësve në Serbi dhe Kosovë...

Greqia s’gjen qetësi, sërish tërmet

Një tërmet më magnitudë 4.1 Rihter goditi pak momente më parë qytetin e Kefalonias në Greqi. Epiqendra e tërmetit ndodhet 6 kilometra në jugperëndim të...