Bajrami i reagon Kurtit pasi tha se u krijuan 87 mijë vende të reja pune: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë...

Bedri Hamza në Zvicër, takim me mërgimtarët: Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, po qëndron...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Specialja e dënon Mustafën me 26 vjet burgim

Extra AL PVC

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për:

“Dënim me 10 vjet burgim për krim të luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika 4. Trupi gjykues ju dënon me vendi të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.

“Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e zotit Mustafa”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.

“Trupi gjykues konstatoi se prokurori i specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimit të arsyeshëm se u krye krimi i luftës i ndalimit arbitrar i pikës 1 kundër të paktën gjashtë personave në kompleksin e ndalimit në Zllash, afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999…. Duke marrë parasysh keqtrajtimin që vuajtën viktimat në tërësi , turpi gjykues konstatoi se Prokurori i Specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimti të bazuar se krimi i luftës i torturës në pikën 3 u krye ndaj së paku 6 personave në kompleksin e ndalimit në Zllash afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999. Trupi gjykues gjykoi se akuza e trajtimit mizor mbulohej tërësisht nga akuza e torturës dhe rrjedhimisht vendosi të mos e shqyrtonte më tej, kjo u bë për hire të drejtësisë për zotin Mustafa”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.

Ky është aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp

Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër...

Bajrami i reagon Kurtit pasi tha se u krijuan 87 mijë vende të reja pune: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë...

Bedri Hamza në Zvicër, takim me mërgimtarët: Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, po qëndron...

Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp

Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër të xhiros së fundit në Premierligë. Gjithashtu, kjo do të jetë ndeshja e fundit e Jurgen...

Takimi me Allen, Presidenca e veçon deklaratën e Osmanit se partneriteti me SHBA-të është ekzistencial për çdo sukses të vendit

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përbashkët me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen. Osmani veçoi...

Bajrami i reagon Kurtit pasi tha se u krijuan 87 mijë vende të reja pune: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë se kryeministri Albin Kurti foli të pavërteta kur tha se Qeveria e tij i ka...