Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj...

Është grabitur një bastore sportive në Bit Pazar

MPB njofton se me datë 03.05.2024 në ora 18:05...

​Knaus: Franca e Gjermania përgatiten ta bllokojnë Kosovën në KiE

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka paralajmëruar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Pesë shtetet mos-njohëse nuk do të na pengojë në rrugëtimin evropian

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se me përpjekjet për ta kthyer Kosovën prapa, Beogradi po ngelet i ngujuar në të kaluarën. Sipas tij, një gjë e tillë nuk është e mundur dhe se shteti fqinj është i interesuar të kthehet në vitin 2007 e 1999, para çlirimit të Kosovës. Kështu ka deklaruar ai pas dorëzimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku ka paralajmëruar edhe anëtarësimin në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Kurti nga Praga ka thënë se nuk është e mundur që Kosova të kthehet në të kaluarën, derisa është pyetur për deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Unë nuk mund të flas në emër të tyre, ata nuk mund të flasin në emrin tonë. Ne jemi dy shtete fqinje të cilat kanë nevojë t’i normalizojnë raportet dhe ky normalizim besoj që duhet të shkoj nëpërmjet njohjes reciproke dhe në kuadër të vlerave evropiane. Pra, në kuadër të kornizës së Bashkimit Evropian që konsideron që Ballkani Perëndimor duhet të integrohet. Ne dëshirojmë të ecim përpara drejt anëtarësimit në BE-, ndërkohë që Beogradi fatkeqësisht insiston që të kthehemi në të kaluarën, me iniciativat e tyre nganjëherë dëshirojnë të kthehen në vitin 2007 para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e nganjëherë dëshirojnë të kthehen edhe në vitin 1999 para çlirimit të Kosovës. Mirëpo, kthimi në të kaluarën nuk është i mundshëm as fizikisht, as logjikisht, as politikisht. Duke u përpjekur që ta kthejë Kosovën në të kaluarën ajo çfarë po bën Beogradi është që vet po ngelet i ngujuar në të kaluarën”, ka deklaruar Kurti pas dorëzimit të aplikimit në Pragë.

Kryeministri Kurti është shprehur edhe optimist për ndryshimet e qëndrimeve të pesë shteteve mos-njohëse.

“Jam i bindur që mos-njohja e pesë shteteve nga BE nuk do të na pengojë në rrugëtimin e mëtutjeshëm evropian. Natyrisht që për anëtarësim në BE do të na duhen këto njohje, por unë besoj që e kemi kohën e mjaftueshme për t’i siguruar ato. Dhe këtë duhet ta bëjmë sa më parë. BE nuk është i njëjti pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Të gjitha shtetet anëtare e kuptojnë që në një situatë të re është e nevojshme që të kemi anëtarësim dhe integrim të përshpejtuar, kjo në fakt u tha para më pak se dy jave në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Tiranë. Aty u bë thirrje për anëtarësim për integrim të përshpejtuar dhe besoj që edhe këto shtetet mos-njohëse do ta ndihmojnë në rrugëtimin tonë dhe sa më herët që të të jetë e mundur të ndryshojnë qëndrimin, i cili në fakt bashkë me këto shtetet mos-njohëse i bën bashkë me shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së që tashmë e kanë njohur Kosovën”, ka deklaruar Kurti.

Veç tjerash, shefi i ekzekutivit tha se partneriteti për paqe është synimi i ardhshëm.

“Ne tashmë jemi në muajin dhjetor dhe natyrisht që nuk do të mund të kemi aplikime të reja sivjet. Por, në vitin e ardhshëm do të përgatitemi natyrisht që sa më shumë të integrohemi në organizma ndërkombëtarë, e një synim të veçantë e kemi Partneritetin për Paqe. Merreni me mend në programin e partneritetit për paqe, është jo vetëm fqinji ynë verior i cili ka qëndrim negativ ndaj NATO-s, por edhe shtetet sikur Bjellorusia, por nuk është Republika e Kosovës. Është e domosdoshme që Republika e Kosovës të hyjë në këtë programin e partneritetit për paqe. Ne kemi dëshmuar vetën edhe sa i përket vlerave politike, e të demokracisë së perëndimit të zhvilluar, por në të njëjtën kohë e kemi demonstruar edhe përgatitjen tonë sa i përket mbrojtjen dhe kapacitet ushtarake”, ka vijuar shefi i ekzekutivit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka dorëzuar zyrtarisht në Pragë, presidencës çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

​Pjesa e parë: Haaland hat-trick, City në epërsi bindëse kundër Wolverhampton

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Premier...

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj...

Është grabitur një bastore sportive në Bit Pazar

MPB njofton se me datë 03.05.2024 në ora 18:05...

​Knaus: Franca e Gjermania përgatiten ta bllokojnë Kosovën në KiE

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka paralajmëruar...

​Pjesa e parë: Haaland hat-trick, City në epërsi bindëse kundër Wolverhampton

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Premier Ligës mes Manchester Cityt dhe Wolverhamptonit. Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në...

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit ka...

Është grabitur një bastore sportive në Bit Pazar

MPB njofton se me datë 03.05.2024 në ora 18:05 në SPBB Shkup është raportuar se në një bastore sportive në zonën e Bit Pazarit...