Rast tronditës, 14-vjeçarja përdhunohet nga 12 persona në Belgjikë, 11-vjeçari bënte rojen

Një vajzë adoleshente është përdhunuar në grup nga 12...

Bajrami reagon ndaj Qeverisë për borxhin publik: Qeveria krenare që nuk ka punu asgjë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i...

Presidenca: Presidentja maqedonase ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni

Nga Presidenca thonë se presidentja e re, Gordana Siljanovska...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

LDK paralajmëron se Buxheti mund të përfundojë në Kushtetuese, Konjufca: ‘Ngadalë, ngadalë’, që ka thënë ai

Extra AL PVC

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) është kundër projektbuxhetit 2023, madje kjo parti pret që ky projektligj të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë shqyrtimit në lexim të dytë Deputeti nga LDK, Avdullah Hoti tha se projektligji për buxhetin ka disa anomali substanciale dhe është anti kushtetues, duke iu referuar tërheqjes së disa mjeteve vetanake të komunës së Prishtinës.

Deputeti Hoti ka kritikuar p ashtu se në buxhetin 2023 nuk janë përfshirë premtimet e partisë në pushtet, në këtë rast Vetëvendosjes.

Hoti: Qeveria nuk donë as me reflektuar as me dëgjuar

“Ajo që është kërkuar për këtë buxhet, është evidentim i premtimeve të juaja me I reflektuar në buxhet. As atë se keni bërë. Ne kemi pritë që gjatë dy leximeve t’ i reflektojmë disa anomali substanciale që i ka projektligji. Duke filluar nga e para, projektligji në nenin e caktuar është të pjesës tekstuale është qartë antikushtetues. I kemi dhënë argumentet tona në komision, ke e ka bërë një analizë zyra ligjore e kuvendit, ministri nuk ka dashur as me reflektuar. Madje, as nuk e ka mbrojtur që ky nuk është kundër kushtetues. Dhe sot kuvendi mund ta votojë një ligj që mund të përfundojë direkt në Gjykatën Kushtetuese. Sepse nuk është e mundur që të hyrat nga mjetet vetanake në Prishtinë nga tatimi në pronë që mblidhen në “Dardani” e “Ulpianë”, ato mjetet me i dërguar për një rrugë ta zëmë në Mitrovicë ose në Gjilan. Krejt argumentet janë kundër këtij neni, ndërsa qeveria nuk donë as me reflektuar as me dëgjuar. Kështu që s’ka si me ia dhënë mbështetjen një projektligji të tillë”, tha ai.

Ndaj ish-kryeministrit Hoti ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca. Kryetari i Kuvendit, kërkoi të mos ketë nguti, sepse siç tha ai mund të arrihen do kompromise të mira për këtë buxhet.

Konjufca: Pse po nguteni bre? “Ngadalë, ngadalë, që ka thënë ai

“Mund të arrihen do kompromise të mira për këtë buxhet me dashtë. Pse po nguteni bre? “Ngadalë, ngadalë, që ka thënë ai”, është shprehur Konjufca.

Hoti ka repikuar ndaj Konjufcës, ku tha se nuk bën të komentohen diskutimet e deputetëve.

Hoti: Nuk është detyra e juaj me i komentu diskutimet e deputetëve

“Besoj që është edhe detyra e juaja sot me i çuar këto përpara, e jo me I komentuar diskutimet e deputetëve”, tha ai.

Ish-ministri i Financave, Hoti ka kritikuar qeverinë edhe për ndarjen e mjeteve sipas tij jo të drejtë për projektet kapitale.

Në projektligjin për buxhet janë propozuar 97 amendamente. 10 prej tyre janë të Komisionit funksional, 82 janë të propozuara nga deputetët, por pa përkrahjen e Komisionit funksional dhe 5 amendamente të komisioneve tjera parlamentare.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Rast tronditës, 14-vjeçarja përdhunohet nga 12 persona në Belgjikë, 11-vjeçari bënte rojen

Një vajzë adoleshente është përdhunuar në grup nga 12...

Bajrami reagon ndaj Qeverisë për borxhin publik: Qeveria krenare që nuk ka punu asgjë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i...

Të shndërrohesh në zë të viktimave kundër të pushtetshmeve

Shkruan: Afrim Kasolli Thënia e shkrimtarit të njohur britanik George...

Presidenca: Presidentja maqedonase ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni

Nga Presidenca thonë se presidentja e re, Gordana Siljanovska...

Rast tronditës, 14-vjeçarja përdhunohet nga 12 persona në Belgjikë, 11-vjeçari bënte rojen

Një vajzë adoleshente është përdhunuar në grup nga 12 të mitur të moshës nga 11-16 vjeç, në një rast që ka tronditur Belgjikën. Sipas mediave...

Bajrami reagon ndaj Qeverisë për borxhin publik: Qeveria krenare që nuk ka punu asgjë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar Ministrisë së Financave për borxhin publik, raporton TV Arbëria. Bajrami përmes një postimi në...

Të shndërrohesh në zë të viktimave kundër të pushtetshmeve

Shkruan: Afrim Kasolli Thënia e shkrimtarit të njohur britanik George Orwell “se nëse liria nënkupton diçka, ajo nënkupton para së gjithash të drejtën për t’u...