Bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut kritikohen se “u shërbejnë” partive

Bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut janë përfshirë në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Argjentinë-Francë, trajneri i Marokut e thotë hapur skuadrën që e mbështetë

Extra AL PVC

Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka përgëzuar paraqitjen e skuadrës së tij në Kampionatin Botëror në Katar dhe ka zbuluar se kë dëshiron të fitojë finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.

Maroku u bë kombi i parë afrikan që arriti një gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar, ecuri e cila u ndal nga kampioni në fuqi, Franca e cila i mposhti me rezultat 2-0.

Regragui shprehu krenarinë e tij për ekipin pas largimit të tyre nga Kupa e Botës dhe zbuloi se kë do të mbështesë të dielën kur Argjentina të përballet me Francën në finale.

“Ne dhamë maksimumin, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ai. “Ne i kemi treguar botës se futbolli ekziston në Marok dhe se kemi mbështetës të mëdhenj.”, shtoi ai.

Sa i përket finales, trajneri i Marokut tregoi hapur se dëshiron që Franca ta fitojë titullin e Kmapionit të Botës.

“Lojtarët e mi dhanë gjithçka. Ata kanë shkuar aq larg sa mundën. Ne do të mbështesim Francën tani.”, tha në fund ai.

Nëse Franca triumfon ndaj Argjentinës të dielën në stadiumin “Lusail”, ajo do të bëhet skuadra e parë në 60 vjet që mbron Kupën e Botës, pas fitoreve të Brazilit më 1958 dhe 1962. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut kritikohen se “u shërbejnë” partive

Bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut janë përfshirë në...

Poezi për Skënderbeun

SKËNDERBEU Si paske vdekur Skënderbe, që për çdo 17 janar të...

Bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut kritikohen se “u shërbejnë” partive

Bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut janë përfshirë në debatin e partive për ndërhyrje në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që do...

LDK e kujton veprimtarin e saj, Fehmi Agani: Vrasja e tij, hakmarrje ndaj lëvizjes tonë politike, ishte boshti intelektual i Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës pashmangshëm e kujton sot, në 25-vjetorin e vrasjes, Fehmi Aganin, nënkryetarin e partisë më të vjetër në vend. LDK-ja thotë se...

Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë kontribut të rëndësishëm,...