Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

80 vjet nga vdekja e Faik Konicës

Extra AL PVC

Sot mbushen 80 vjet nga shkuarja në amshim e mjeshtrit të hollë të gjuhës shqipe Faik Konica.

I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist kombëtar dhe shkrimtar shqiptar.

Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër, Kostatinopojë, Francë dhe SHBA. Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste frëngjishte të kulluar.

Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si “biblioteka lëvizëse”. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta.

Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën “Shqipëria dhe turqit” (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën “Albania”, kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propagandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.

Më 1909 Konica, si u mbyll revista “Albania” në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën “Dielli” edhe më pas gazetën “Trumpeta e Krujës”.

Me themelimin e Federatës “Vatra”, më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj.

Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve.

Në Kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore e më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë.

Në vitin 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës “Vatra”, po ndërkaq në vitet ’20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri përmes gazetës “Dielli” dhe “Shqiptari i Amerikës”.

Me dështimin e Revolucionit Demokratik dhe me ardhjen e Ahmet Zogut në pushtet, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues i Shqipërisë), Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial.

Ai mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe. Çdo krijues i letërsisë shqiptare që vjen pas tij mund vetëm të quhet nxënës i tij. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare.

Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.

Njeri me dituri të madhe dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Konica la pas vetes veprat letrare “Doktor Gjilpëra”, (prozë satirike), “Katër përralla nga Zullulandi”, (cikël tregimesh), “Shqipëria si m`u duk”, (udhëpërshkrim) dhe “Shqipëria – kopshti shkëmbor i Evropës juglindore”, (dorëshkrim anglisht i veprës). /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...