Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe...

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije...

Një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka raportuar në polici se është mashtruar për blerje dru zjarri

MPB njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Grenell ‘sulmon’ Biden dhe Borrellin: Jack Smith e arrestoi Thaçin pasi po negociohej mbyllja e Speciales

Extra AL PVC

Richard Grenell, ish i dërguari i posaçëm i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar ndaj ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smithi cili po akuzonte ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Grenell shkroi se Jack Smith veproi me shpejtësi ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi pasi po negociohej një marrëveshje për mbylljen e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Veprimet e Jack Smith për të paditur dhe burgosur një akuzë 20-vjeçare thjesht sepse Presidenti Thaçi po negocionte një marrëveshje të madhe që do t’i jepte fund punës së qetë të Jack-it është një skandal. Ju nuk mund ta quani veten gazetar dhe të injoroni sjelljen imorale të Jack për përfitime personale”.

Grenell tutje shkroi se Smith është prokuror politik i pamatur i cili veproi ndaj çështjes së ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve pasi u informua se kishin filluar negociatat për mbylljen e Gjykatës Speciale.

“Jack Smith – djaloshi i emëruar Biden për të ndjekur penalisht Trump. Jack Smith veproi për të paditur Thaçin vetëm pasi ai u informua nga DD-ja e SHBA-së se unë negociova një marrëveshje për t’i dhënë fund Tribunalit të zgjatur 20-vjeçar”, ka shkruar Grenell.

Grenell i ka reaguar edhe deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josef Borrell, i cili në një deklarim e përmendi rastin e arrestimit të ish-presidentit Thaçi.

Grenell tha se udhëheqësit evropian ishin të etur që ta ndalnin ish-presidentin Donalt Trump të merrte një mandat të dytë dhe vepruan politikisht edhe në arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së.“Udhëheqësit evropianë duhet të përballen me realitetin – ata ishin shumë të etur për të ndaluar Trump, kështu që e lanë Hagën të shkojë politikisht”, ka shkruar Grenell në Tëitter.

Jack Smith ishte vlerësuar se po vepronte shumë shpejt në hetimet kriminale kundër ish presidentit Donald Trump për trazirat e përgjakshme të 6 janarit 2021 dhe për dokumentet e klasifikuara që i ishin gjetur në resortin e tij në Mar-a-lago.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe...

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije...

Një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka raportuar në polici se është mashtruar për blerje dru zjarri

MPB njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare...

Një gruaje në Prishtinë i grabitet çanta e krahut në lokalin e saj, kishte para në të

Një grua ka raportuar në polici se një person...

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri...

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën sot në liturgjinë e manastirit të Zllaticës në Podgoricë. Mediat serbe raportojnë...

Një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka raportuar në polici se është mashtruar për blerje dru zjarri

MPB njoftoi se një grua nga Kumanova 72 vjeçare ka raportuar në polici se i janë mashtruar 6.000 denarë për blerje dru zjarri. “Dje në...