Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, gjendja e tij është stabile

Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Edita Tahiri: Escobari e heshti Kurtin

Extra AL PVC

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka reaguar pasi emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka thënë se menjëherë duhet të fillojë puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe.

Kjo kërkesë e Escobarit, sipas Tahirit e ka lënë të heshtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, derisa ky i fundit tha ditë më parë se nëse Serbia do të dëshironte me çdo kusht krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjëja e parë që do të bënte do të ishte pranimin i pavarësisë së Kosovës.

“Escobari e la të heshtur Kurtin”, ka shkruar në Facebook Tahiri.

Escobar theksoi të martën se nëse Kosova nuk e themelon Asociacionin, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”.

Prandaj, ai ka insistuar që  diskutimet për Asociacionin, duhet të jetë në agjendë gjatë diskutimit të radhës.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më 23 dhjetor 2015 kishte marrë vendim që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit, të arritur në prill të vitit 2013, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, Gjykata kishte konstatuar se parimet e përgjithshme të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma,...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile. Këtu futet...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën e lirisë së shtypit thekson se sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma, ku do të boksojë në “vor der Haustur” në Augsburg, ku jeton për afro 5...