Presidentja sllovene mbështet Pahor për postin e të dërguarit të BE-së për dialogun

Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar ka mbështetur përpjekjet e...

BE dhe SHBA me qëndrime të ndryshme për Qeverinë e re serbe

Zgjedhja e Qeverisë së re në Serbi ka shkaktuar...

Hapet dyqani i parë social në kryeqytet, qytetarët në nevojë mund të furnizohen falas

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qytetarët...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjyqtarja Mejreme Memaj zgjedhet ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme

Extra AL PVC

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 300-të, të mbajtur të mërkurën, ka zgjedhur gjyqtaren Mejreme Memaj, si ushtruese të detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme.

Deri tek zgjedhja e gjyqtares Memaj në këtë pozitë, ka ardhur pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, gjyqtarit Enver Peci.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka njoftuar se Këshilli ka miratuar dorëheqjen e ish-kryetarit Peci nga kjo pozitë, pasi i njëjti është rekomanduar për dekretim tek presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si gjyqtar në Gjykatë Kushtetuese.

Më 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, emërimin e Enver Pecit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Për caktimin e ushtruesit të detyrës së Gjykatës Supreme, anëtarët e Këshillit kishin dy propozime për këtë pozitë, njëri ishte propozimi për gjyqtaren Mejreme Memaj, e cila deri më tani ka ushtruar pozitën e nënkryetares së kësaj gjykate, si dhe një propozim ishte për gjyqtarin Afrim Shala, i cili tash së fundi është avancuar si gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Mirëpo, anëtarët e Këshillit votuan që gjyqtarja Memaj të caktohet si ushtruese e detyrës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme.

“Betimi për Drejtësi”, sjellë detaje nga biografia e gjyqtares Mejreme Memaj, sipas të dhënave të faqes zyrtare të Gjykatës Supreme.

Sipas këtyre të dhënave, gjyqtarja Memaj është gjyqtare në Gjykatë Supreme. Ka diplomuar në vitin 2000, në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2004, kurse praktikën profesionale e mbaroi ne Gjykatën e Qarkut në Pejë, në vitin 2002.

Në vitet 2003-2004, ishte zyrtare ligjore në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave në Prishtinë, kurse më pas për disa muaj punoi si zyrtare e monitorimit për kundërvajtje – Departamenti i Administratës Gjyqësore, në Prishtinë.

Nga fillim i vitit 2005 deri në gjysmën e vitit 2010, shërbeu si bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Supreme të Kosovës. Në vitin 2010, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Ndërsa, 1 janari i viti 2013 ishte gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës deri në vitin 2019, kur u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Supreme. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht dhe anglisht.

Ndryshe, takimi i KGJK-së po vazhdon me pika tjera të rendit të ditës.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Presidentja sllovene mbështet Pahor për postin e të dërguarit të BE-së për dialogun

Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar ka mbështetur përpjekjet e...

BE dhe SHBA me qëndrime të ndryshme për Qeverinë e re serbe

Zgjedhja e Qeverisë së re në Serbi ka shkaktuar...

Hapet dyqani i parë social në kryeqytet, qytetarët në nevojë mund të furnizohen falas

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qytetarët...

Regresi prej 19 vendesh në lirinë e medias, Bytyqi e AAK-së: Sigurisht, ”duartrokitjet’’ shkojnë për Albin Kurtin

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj regresit...

Presidentja sllovene mbështet Pahor për postin e të dërguarit të BE-së për dialogun

Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar ka mbështetur përpjekjet e paraardhësit të saj Borut Pahor për t’u bërë i dërguari i ardhshëm i BE-së për...

BE dhe SHBA me qëndrime të ndryshme për Qeverinë e re serbe

Zgjedhja e Qeverisë së re në Serbi ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin ndërkombëtar. E tëra kjo për shkak se në përbërjen e...

Hapet dyqani i parë social në kryeqytet, qytetarët në nevojë mund të furnizohen falas

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj falas, me...