Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur...

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të...

Më shumë se 90 gazetarë të vrarë në luftën Izrael-Hamas

Më shumë se 90 gazetarë kanë mbetur të vrarë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia: E trajtuam dhe i dërguam ilaçe ish policit të arrestuar – kjo është gjendja në veri

Extra AL PVC

Policia e Kosovës ka njoftuar se polici serb i arrestuar është trajtuar mirë dhe atij i janë dërguar ilaçet nevojshme.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se sot situata e sigurisë në veri të vendit është e njëjtë, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale.

“Aktet kriminale, vendosja e barrikadave, sulmet me armë zjarri e mjete shpërthyese, kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë, kanë cenuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave, por nuk kanë ndaluar punën e Policisë së Kosovës e cila në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit”, thuhet ndër të tjera.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të vazhdueshëm dhe të drejtë të opinionin publik, njofton se edhe sot situata e sigurisë në veri të vendit është e njëjtë, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale.

Aktet kriminale, vendosja e barrikadave, sulmet me armë zjarri e mjete shpërthyese, kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë, kanë cenuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave, por nuk kanë ndaluar punën e Policisë së Kosovës e cila në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit.

Po ashtu në vazhdimësi e kemi bërë të ditur se Policia e Kosovës punën e bazon në vlerat e saja si profesionalizmi, përgjegjësia dhe integriteti, në kuadër të të cilave ofron siguri dhe trajton të gjithë qytetarët pa dallime.Andaj, spekulimet e vazhdueshme nga persona të caktuar dhe disa media kryesisht serbe, përfshirë spekulimin e fundit të publikuar përmes video-mesazhit, se gjoja zyrtarët policorë nuk e kanë trajtuar si duhet dhe nuk i kanë ofruar barnat mjekësore personit të dyshuar (D.P.), njofton dhe sqaron se:

I njëjti është trajtuar mjaft mirë konform rrethanave të krijuara, ndaj të njëjtit janë respektuar të drejtat njerëzore që i takojnë personit të ndaluar, i janë lexuar të drejtat e tij, i është ofruar avokati mbrojtës si dhe i është lejuar përdorimi i barnave mjekësore. Po ashtu Policia e Kosovës ka arritur që të sigurojë barnat e nevojshme për personin e ndaluar.Duke marrë për bazë situatën e krijuar, bllokimin e rrugëve nga grupet kriminale, të cilat vetë po pengojnë qytetarët dhe komunitetin në lëvizjen e lirë, në qasjen dhe shërbimet e nevojshme, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës në të gjitha rastet në veri të vendit.

Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës po angazhohet në të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime.

 /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur...

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të...

Më shumë se 90 gazetarë të vrarë në luftën Izrael-Hamas

Më shumë se 90 gazetarë kanë mbetur të vrarë...

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit...

Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, thotë se çështja e të pagjeturve nuk duhet e...

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe të diskreditohet...

Më shumë se 90 gazetarë të vrarë në luftën Izrael-Hamas

Më shumë se 90 gazetarë kanë mbetur të vrarë në luftën mes Izraelit dhe Hamasiit. Kjo luftë e cila filloi me 7 tetor të 2023-tës...