Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Ali Lajçit

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i pikëlluar nga lajmi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hoti: Osmani e Kurti janë vetëm hipokritë e mashtrues

Extra AL PVC

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar rreth marrëveshjeve të Kosovës me SHBA-të, duke thënë se këto marrëveshje nuk janë asnjëherë të dëmshme për Kosovën.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka krahasuar kërkesën e SHBA-së, sa ishte ai në pozitë që të shtyhet aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ku atëherë Hoti nga opozita u konsiderua si tradhtar kurse tani për kërkesën për shtyrjen e  zgjedhjeve në komunat në veri ka thënë se Presidentja këtë shtyrje e bëri pa asnjë bazë kushtetuese por e bëri me kërkesën e SHBA-ve.

Madje Hoti, Osmanin e Kurtin i ka quajtur hipokritë e mashtrues, sepse sipas tij ata shkelin çdo gjë për pozitat e tyre.

Tutje ai përmendi edhe fjalimin e presidentes, Osmani në atë kohë, teksa tha se “si zakonisht ajo nxorri vrer dhe urrejtje patologjike” për veprimin e tij.

“Më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, pas pranimit të njohjes nga Izraeli, pata pranuar kërkesën e SHBA-së që të shtyhet aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. U patën mobilizuar opozita e atëhershme me akuza për tradhti. Në dhjetor 2021, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, Presidentja si zakonisht nxori vrer dhe urrejtje patologjike për këtë veprim timin. Në të vërtetë, ajo çfarë kisha bërë unë në Shtëpinë e Bardhë ishte dakordimi me aleatin kryesor të Kosovës për kohën e përshtatshme për aplikim. Vetëm mendje të sëmura politike mund të cilësonin akt tradhtie një marrëveshje për Kosovën me SHBA-në të arritur në Shtëpinë e Bardhë.”, ka shkruar Hoti.

“Këta janë vetëm hipokritë e mashtrues, që shkelin çdo gjë për pozitat e tyre”, shtoi ai.       /TV Arbëria 

 

spot_img

Të fundit

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin...

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka mbetur i lënduar një person Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Vesel...

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin për të diskutuar mundësinë e mënyrës autonome të drejtimit të veturave Tesla në Kinë. Bëhet e...

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të freskëta dhe të thata në sasi të kufizuara dhe të paracaktuara. Dieta “hipoglikemike”, e bazuar në...