spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjakovë, arrestohet 23-vjeçari për përdorim të paautorizuar të armëve

Extra AL PVC

Një 23-vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Gjakovë. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Të njëjtit i është gjetur një pushkë 20-she dhe 15 fishekë.

“Me datën 13.12.2022, Stacioni Policor në Gjakovë, përmes rrugëve operative kishte pranuar informacion se i dyshuar A.I. banues në fshatin Babaj Bokës (i lindur në vitin 1999) shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar”, thuhet në komunikatë.

Policia ka bëtë të ditur se pas një aktiviteti operativ dhe hetimor të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve, është arritur që i dyshuari të arrestohet mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas intervistimit i dyshuari ka dorëzuar një pushkë ’20-she’ me karikator dhe 15 copë fishekë, të së njëjtës armë, të cilën ai e posedonte në mënyrë të paautorizuar”, thuhet në komunikatë.

Pas përfundimit të procedurave policore me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.  /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...