Aksion i Anti-Drogës në Fushë Kosovë, kapet kokainë – arrestohen tre persona

Hetuesit e antidrogës kanë arrestuar tre persona në rrugën...

Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares, “Nuk ka shenja dhune”

Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Bllokimi i rrugëve në veri vazhdon për të pestën ditë me radhë

Extra AL PVC

Barrikadat e vendosura nga serbët në veri të vendit për shkak të arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç, tash e pesë ditë vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Dyqanet pothuajse të gjitha janë të mbyllura përveç atyre të ushqimeve dhe barnatoreve, ndërkaq nëpër shkolla e fakultete mësimi nuk po mbahet.

Ndryshe, situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit aktualisht është e njëjtë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri. Ndërkohë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës i ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim.

Thirrje për largimin e barrikadave kanë bërë edhe ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd, duke thënë se arrestimi i Pantiqit po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve.

Grupet kriminale serbe të maskuar kanë sulmuar Policinë e Kosovës, gazetarët dhe misionin e BE-së, EULEX.

Si pasojë, një polic i Kosovës është lënduar, për çka ka marrë edhe trajtim mjekësor.

 /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksion i Anti-Drogës në Fushë Kosovë, kapet kokainë – arrestohen tre persona

Hetuesit e antidrogës kanë arrestuar tre persona në rrugën...

Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares, “Nuk ka shenja dhune”

Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka...

45 paketime të mbushura me kokainë, detaje nga arrestimi i tre personave në Fushë Kosovë

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në rrugën Dardania në...

Deputeti i Bundestagut: Komiteti i Ministrave i ka dy zgjedhje, anëtarësimi i Kosovës në KiE këtë muaj, e vetmja rrugë përpara

Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se Asambleja Parlamentare...

Aksion i Anti-Drogës në Fushë Kosovë, kapet kokainë – arrestohen tre persona

Hetuesit e antidrogës kanë arrestuar tre persona në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë për shitblerje dhe shpërndarje të të substancave narkotike. “Hetuesit e antidrogës së...

Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares, “Nuk ka shenja dhune”

Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një njoftim zyrtar ku bën me dije se në prani të ekspertit mjeko-ligjor,...