Jashari: Luani dhe familja Haradinaj e kishin kuptuar me kohë se lirinë nuk ta dhuron askush

Në 27-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Luan...

Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë

Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Miratohet Ligji për sëmundjet ngjitëse dhe koncept dokumenti për sëmundjet e rralla

Extra AL PVC

Ministria e Shëndetësisë, ka informuar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë miratuar Ligji për sëmundjet ngjitëse dhe Koncept-dokumenti për sëmundjet e rralla.

Përmes miratimit të Ligjit për sëmundjet ngjitëse, siç ka bërë të ditur MSh, është ofruar modernizmi dhe kontrolli efikas i sëmundjeve ngjitëse konform direktivave të BE-së dhe rekomandimeve të KE që përfshijnë: zhvillimin e inteligjencës epidemike, fuqizimin e kapaciteteve njerëzore, parandalimin e përhapjes së kërcënimeve ndërkufitare, menaxhimin e drejtë të situatave emergjente, sikur infeksionet e fituara brenda spitaleve, rezistencës antimikrobike, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe fuqizimin e diagnostikimit mikrobiologjik, përditësimin e listës së sëmundjeve ngjitëse dhe plotësimin me legjislacion sekondar, nxjerrjen e standardeve dhe protokolleve, procedurave standarde të operimit dhe harmonizimin e kundërvajtjeve që sanksionohen me gjobë.

Ndërsa, përmes Koncept-dokumentit për sëmundje të rralla, ministria e Shëndetësisë, synon adresimin e sfidave të ndryshme që sëmundjet e rralla paraqesin për qytetarët e prekur nga to, familjarët e tyre, Instucionet shëndetësore si dhe ato qeverisëse në vend.

“Qëllimi i Koncept Dokumentit është institucionalizimi i përkujdesjes shëndetësore për pacientët e prekur nga këto sëmundje, që përveç zbulimit të hershëm, përmes trajnimit specifik të profesionistëve, të sigurohen edhe medikamentet e nevojshme për trajtimin sëmundjeve të pacientëve të prekur nga sëmundjet e rralla.”, ka bërë të ditur ministria.

Miratimi i Ligjit për sëmundjet ngjitëse dhe Koncept dokumentit për sëmundjet e rralla, janë një hap më shumë drejt përmbushjes standardeve evropiane të legjislacionit të Ministrisë së Shëndetësisë.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Jashari: Luani dhe familja Haradinaj e kishin kuptuar me kohë se lirinë nuk ta dhuron askush

Në 27-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Luan...

Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë

Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka...

Ahmeti për ndërhyrjen e Kurtit në fushatë: Në Kosovë i kam bashkëluftëtarët nëpër parti, kurrë s’kam mbajtë anë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti,...

Ofensiva e paralajmëruar izraelite në Rafah përbën “tragjedi të padurueshme”, thotë OKB

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA)...

Jashari: Luani dhe familja Haradinaj e kishin kuptuar me kohë se lirinë nuk ta dhuron askush

Në 27-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Luan Haradinaj, në Pejë është mbajtur Akademi Përkujtimore. Kryetari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari...

Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë

Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë arrestuar dy persona me pasaporta ruse dhe që nuk kishin...

Ahmeti për ndërhyrjen e Kurtit në fushatë: Në Kosovë i kam bashkëluftëtarët nëpër parti, kurrë s’kam mbajtë anë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës...