Instruktorë nga Turqia mbajnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

Instruktorë nga Turqia kanë realizuar trajnime me ushtarët e...

Policia arreston një person në Prishtinë, kapet me armë pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast armëmbajtje...

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

U mbajt takimi i dytë i Komisionit Ministror për Memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë

Extra AL PVC

Në hapje të takimit të Komisionit Ministror për hartimin, përgatitjen dhe zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e veçantë që ka ky proces.

Ai ritheksoi se është detyrë e secilit prej nesh, që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi, e që e vërteta të dalë në pah për të gjitha jetët e humbura të fëmijëve gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Në këtë takim u shqyrtua dhe miratua Plani i Veprimit për ndërtimin e Memorialit për Fëmijët e Vrarë Gjatë Luftës në Kosovë, hartuar nga Grupi Punues i mandatuar me Vendimin e Komisionit Ministror, të datës 13 tetor 2022.

“Jam e nderuar të jem pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm, në përpjekjet tona të përbashkëta për përkujtimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë”, tha kryesuesja e Grupit Punues, znj.Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Grupi Punues, i mandatuar me hartimin dhe monitorimin e Planit të Veprimit për ndërtimin e Memorialit për Fëmijët e Vrarë Gjatë Luftës në Kosovë, me përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të zgjerohet me përfaqësues të familjeve të fëmijëve të vrarë gjatë luftës, ekspertë, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, thuhet në komunikatë.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Instruktorë nga Turqia mbajnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

Instruktorë nga Turqia kanë realizuar trajnime me ushtarët e...

Policia arreston një person në Prishtinë, kapet me armë pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast armëmbajtje...

Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj

Përparimet në teknologji nuk e kanë ndryshuar faktin që...

Çfarë duhet të hani për mëngjes, për të qëndruar në formë?

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes...

Instruktorë nga Turqia mbajnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

Instruktorë nga Turqia kanë realizuar trajnime me ushtarët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe të tretë. Përmes një njoftimi në...

Policia arreston një person në Prishtinë, kapet me armë pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast armëmbajtje pa leje në Prishtinë. Njësia policore gjatë një pike kontrolli ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar...

Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj

Përparimet në teknologji nuk e kanë ndryshuar faktin që shumica e telefonave inteligjentë duhet të karikohen çdo ditë, madje disa prej tyre disa herë...