Deputeti i VV-së kërkesë ndërkombëtarëve që ta rimodelojnë dialogun me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha se dialogu...

Knaus: Kosova sa më shpejt duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Televizioni i Beogradit: Serbët në veri të detyruar të dalin në barrikada

Extra AL PVC

Askush nuk është duke punuar në komunat veriore të Kosovës– as shkollat, as institucionet e as hotelieria.

Të gjithë të punësuarit e kanë obligim pune të jenë në barrikadat që kanë bllokuar rrugët kufitare me Serbinë, ka raportuar të martën mediumi serb “N1” nga vendi i ngjarjes.

Rudari në Zveçan është fshati që është mbushur me kamionë, të cilët kanë bllokuar rrugën. Si pasojë e barrikadimit, Policia e Kosovës ka mbyllur përkohësisht pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë. Sipas raportimit, janë 100-200 serbë po qëndrojnë nëpër barrikada gjatë ditës. Pamjet e shfaqura nga ky medium tregojnë dhjetëra vetura të parkuara skaj rrugës, e burra dhe gra që qëndrojnë në këmbë.

Të mërkurën nuk janë regjistruar incidente, ndërsa të barrikaduarit, sipas raportimit, janë “të shqetësuar” se kur dhe nëse Policia e Kosovës do ta nisë heqjen e barrikadave.

Njerëzit “janë të shqetësuar për listën e famshme” që e ka Policia e Kosovës, që thuhet se përmban listën e njerëzve të kërkuar për arrestim. Askush s’e ka të konfirmuar se kjo listë ekziston, por se kjo vetëm flitet mes njerëzve, shkruan Ballkani.info

Në mesin e të barrikaduarve askush nuk e di sa do të zgjasë kjo situatë.

Barrikadat në veri këtë herë janë vënë pas arrestimit të një ish-polici serb, që dyshohet se ka kryer sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve javën e kaluar, në përpjekjet për të shkuar në zyrat e tyre në komunat veriore, në përgatitje për zgjedhjet që janë paraparë për 18 dhjetor, e që më pas është vendosur të shtyheshin për shkak të tensioneve.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Deputeti i VV-së kërkesë ndërkombëtarëve që ta rimodelojnë dialogun me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha se dialogu...

Knaus: Kosova sa më shpejt duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald...

Arrestohet burri në Viti, dyshohet i publikoi fotografi eksplicite një gruaje

Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se...

Deputeti i VV-së kërkesë ndërkombëtarëve që ta rimodelojnë dialogun me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha se dialogu me Serbinë është i vështirë, marrë parasysh sjelljen e Serbisë e pengesat drejtë anëtarësimit të...

“Këpucëtari m’i futi sharrat në këpucë dhe ika nga qelia e vetmisë” – arratisja e radhës e Faton Hajrizit në ora 1 të ditës

Faton Hajrizi që u arratis tetë herë nga burgu, në një intervistë për Betimin për Drejtësi, rrëfeu se si arriti të ikë nga burgjet...

Knaus: Kosova sa më shpejt duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit, do të ishte...