spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Stoltenberg: NATO po e monitoron situatën në Kosovë – të shmanget retorika që kontribon në përshkallëzim

Extra AL PVC

“Forcat e NATO’s janë të gatshme, të afta dhe vigjilente”, thotë sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg, teksa të hënën pyetet gjatë një interviste në France 24 për situatën në Veriun e Kosovës.

Sekretari i aleancës veri-atlantike thotë se NATO është duke e monitoruar situatën me kujdes.

Por kërkojnë nga të dy palët, Kosova dhe Serbia që t’i shmangin tensionet që nxisin përshkallëzim.

“Forcat e NATO-s dhe BE-së bashkëpunojnë ngushtë. Këshilla ime për të gjitha palët është që të përmbahen nga retorika që kontribuon në përshkallëzimin e konfliktit dhe të ndihmojnë në uljen e tensionet”, ka thënë ndër tjerash ai.

Ai ka treguar për historinë e NATO’s për të ndalur dy luftërat në Ballkan, atë në Bosnje dhe në vitin 1999 në Kosovë.

“NATO është shumë e fokusuar në çështjen e Kosovës, si dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar për t’i dhënë fund dy luftërave etnike, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe më vonë në Kosovë. Forcat tona janë ende të pranishme atje përmes Forcat e NATO-s, gjegjësisht KFOR-i i cili ka gati 4000 anëtarë dhe është faktor kyç në stabilizimin e rajonit dhe situatës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Serbët lokalë në Veriun e Kosovës kanë vendosur barrikada, përkundër kërkesave perëndimore për t’i larguar ato – një kërkesë e tillë nuk është zbatuar nga Lista Serbe e kontrolluar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...