“Kushtëzimi i Asociacionit”, Statovci: E padrejtë të ketë Kosova kushte të reja

Kosova këtë muaj pret qe të bëhet pjesë e...

Plagosja në Podujevë, një person është në rrezik për jetë

Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç...

Gjenden eshtra njerëzish në oborrin e Klinikës së Psikiatrisë në Shkup

Ndërtimet në Klinikën e Psikiatrisë në Shkup kanë nxjerr...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Kurti bisedoi për anëtarësimin e Kosovës në BE me deputetë të Parlamentit Evropian

Extra AL PVC

Me ftesë të deputetit të Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një lidhje direkte iu adresua deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët po merrnin pjesë në diskutimin e organizuar nga deputeti Mandl me temë “Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE: Si do të jetë një sukses për të gjithë Evropën”.

Së pari, vendimi për aplikim në Bashkimin Evropian i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri.

Së dyti, shtoi më tej kryeministri, aplikimi përmbush dhe synon që ta realizojë premtimin e BE-së gati 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut, dhe tash së fundmi në Samitin e Tiranës për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit.

Së treti, besimi se momenti është i duhur duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon, tha kryeministri Kurti.

Ai falënderoi deputetin e Parlamentit Evropian, Mandl për ftesën dhe mundësinë e dhënë, dhe në të njëjtën kohë falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, si në rastin e liberalizimit të vizave edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu Këshillin e Evropës.

Njoftimi i plotë:

Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që aplikon për anëtarësim, u shpreh kryeministri Kurti, para se të rendiste disa nga arsyet kryesore të aplikimit e të cilat përputhen edhe me vet titullin e diskutimit.

Së pari, vendimi për aplikim në Bashkimin Evropian i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri.

Së dyti, shtoi më tej kryeministri, aplikimi përmbush dhe synon që ta realizojë premtimin e BE-së gati 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut, dhe tash së fundmi në Samitin e Tiranës për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit.

Së treti, besimi se momenti është i duhur duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon, tha kryeministri Kurti.

Ai falënderoi deputetin e Parlamentit Evropian, Mandl për ftesën dhe mundësinë e dhënë, dhe në të njëjtën kohë falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, si në rastin e liberalizimit të vizave edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu Këshillin e Evropës.

Në këtë diskutim pjesëmarrës ishin edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Haki Abazi, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon dhe nënkryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Zeljana Zovko.

spot_img

Të fundit

​Pesë rregullat e Milanit për trajnerin e tyre të ri

Milani është ende në kërkim të një trajneri të...

Dubai po ndërton aeroportin më të madh në botë, do t’u shërbejë 260 milionë pasagjerëve

Duke synuar të kenë aeroportin më të madh dhe...

“Kushtëzimi i Asociacionit”, Statovci: E padrejtë të ketë Kosova kushte të reja

Kosova këtë muaj pret qe të bëhet pjesë e...

Plagosja në Podujevë, një person është në rrezik për jetë

Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç...

​Pesë rregullat e Milanit për trajnerin e tyre të ri

Milani është ende në kërkim të një trajneri të ri dhe ka identifikuar pesë rregulla që duhet të përmbushen që një kandidat të jetë...

Dubai po ndërton aeroportin më të madh në botë, do t’u shërbejë 260 milionë pasagjerëve

Duke synuar të kenë aeroportin më të madh dhe më spektakolar në botë, të gjithë sytë janë nga Dubai, duke promovuar zbatimin e një...

“Kushtëzimi i Asociacionit”, Statovci: E padrejtë të ketë Kosova kushte të reja

Kosova këtë muaj pret qe të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës me të drejta të barabarta. Pasi mori miratimin me shumicë votash nga...