Presidentja Osmani falënderon ligjvënësit e PE-së: Ishit kampionë të popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi ka...

“Ndihesha përgjegjës për atë që po ndodhte në janar”, Xavi për qëndrimin e tij te Barcelona

Menaxheri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka sugjeruar se lojtarët...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mehaj merr pjesë në forumin e nënoficerëve të FSK-së: Do të jemi gjithmonë në mbështetje të tyre

Extra AL PVC

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë pjesë në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ministri Mehaj ka njoftuar se qëllimi i këtij forumi ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së.

Mehaj ka theksuar se si ministër i Mbrojtjes së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë në mbështetje të korit të nënoficerëve dhe të gjithë ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Ushtrisë së Kosovës, dhe promotor në përmbushjen e standardeve euroatlantike.

“Sot isha pjesëmarrës në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, qëllimi i së cilës ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së, ngase përmes nënoficerëve të përgatitur profesionalisht dhe të motivuar shpirtërisht, sigurohet udhëheqja e duhur në mesin e ushtarëve dhe funksionimi i mirëfilltë i hallkës organizative, duke siguruar kështu realizimin e synimit që komanda të shkëlqejë në përmbushjen e vizionit të Komandantit dhe të objektivave të FSK-së. Si Ministër i Mbrojtjes së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jemi gjithmonë në mbështetje të korit të nënoficerëve dhe të gjithë ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, dhe promotor në përmbushjen e standardeve euroatlantike”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Presidentja Osmani falënderon ligjvënësit e PE-së: Ishit kampionë të popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi ka...

“Ndihesha përgjegjës për atë që po ndodhte në janar”, Xavi për qëndrimin e tij te Barcelona

Menaxheri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka sugjeruar se lojtarët...

Sot bëhet prezantimi i Udhëzuesit dhe pakos për realizimin e vlerësimit të brendshëm për mësimdhënësit

Ministria e Arsimit, njofton se sot do të bëhet...

Avokat e ish-gjyqtar: Kush është Nuredin Abazi, pjesëtari i UÇK-së që po dëshmon në Hagë?

Procesi gjyqësor në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...

Presidentja Osmani falënderon ligjvënësit e PE-së: Ishit kampionë të popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi ka falënderuar edhe një herë ligjvënësit evropianë që në këtë mandat kanë mbështetur vazhdimisht Republikën e...

“Ndihesha përgjegjës për atë që po ndodhte në janar”, Xavi për qëndrimin e tij te Barcelona

Menaxheri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka sugjeruar se lojtarët e tij nuk po jepnin gjithçka përpara se të njoftonte largimin e tij në janar,...

Sot bëhet prezantimi i Udhëzuesit dhe pakos për realizimin e vlerësimit të brendshëm për mësimdhënësit

Ministria e Arsimit, njofton se sot do të bëhet prezantimi i Udhëzuesit dhe pakos së instrumenteve për realizimin e vlerësimit të brendshëm të performancës...