Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Serbia po nxit tensione, Bërnabiq e quan Von Cramonin “eksperte për gjithçka”

Extra AL PVC

Zyrtarët serbë kanë nisur njëanshëm një ‘konflikt’ me zyrtarë gjermanë, në Twitter. Gjithçka filloi me një deklaratë të shefes së diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, që drejtpërdrejt akuzoi Serbinë për tensionimin e veriut të Kosovës.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, po u bën roje zyrtarëve gjermanë në Twitter, për t’ua rënditur kundërakuzat. Së fundi, ajo i ka replikuar eurodeputetes gjermane, Viola von Crammon.

Bërnabiq ka provuar të ironizojë me von Cramonin, duke e quajtur atë “eksperte për gjithçka”.

“Më në fund, deklarata e shumëpritur nga Sekretarja e Përgjithshme false e Kombeve të Bashkuara, Viola von Cramon, e cila gjithashtu ka marrë rolin e Kryekomandantit të KFOR-it, Ekperte e Përgjithshme për të gjitha cështjet, që nga Litiumi deri te Euro-krenaria dhe krye-mbrojtëse e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut (përjashto serbët), ka shkruar kryeministrja serbe.

Von Cramon ka rishpërndarë sot adresimin e shefes së diplomacisë, Annalena Baerbock, ku akuzon Serbinë se po nxit tensione.

Edhe von Cramon tha se është e papranueshme deklarata për rikthimin e ushtarëve serbë në territorin e Kosovës.

“Rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Posaqërisht sulmet ndaj EULEX-it dhe njoftimi për ushtarët e Serbisë është krejtësisht i papranueshëm. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen për t’u qetësuar situata. Përkrahje të plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar Von Cramon në Tëitter.

Këtë shënim, eurodeputetja gjermane, që përcjell vazhdimisht zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë, e ka bërë mbi një reagim të kryediplomates së Gjermanisë.

“Kosova uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale. Serbia e bëri të kundërtën me retorikën e saj së fundmi. Kërkesa për kthimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Ashtu siç janë sulmet ndaj EULEX-it”, kishte shkruar mbrëmë Baerbock.

Ndaj shefes së diplomacisë gjermane kanë reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e...

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57 persona, kanë njoftuar autoritetet lokale. Sipas agjencisë shtetërore të mbrojtjes civile të Brazilit, pothuajse 70 persona...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e LSDM-së për deputet në Zonën Zgjedhore numër 6. Demiri është pjesë e listave të LSDM...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Ylli,...