Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot do...

Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë...

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​BE rriti financat e fondit të paqes me 2 miliardë euro për vitin 2023

Extra AL PVC

BE rriti financat e fondit të paqes me 2 miliardë euro për vitin 2023

Këshilli i BE-së arriti sot një marrëveshje politike për të garantuar qëndrueshmërinë financiare të Fondit Evropian të Paqes duke rritur kufirin e sipërm të fondit me dy miliardë euro në vitin 2023, me mundësinë e rritjeve të mëtejshme në një fazë të mëvonshme.

Rritja totale e tavanit financiar të këtij fondi deri në vitin 2027 do të ishte deri në 5.5 miliardë euro. Këshilli saktëson se 86 për qind e totalit të kufirit të sipërm financiar të fondit midis 2021 dhe 2027 është shpenzuar tashmë në vitin 2022, prandaj është e nevojshme një rritje e re.

“Vendimi i sotëm do të na lejojë të kemi mjetet për të vazhduar ofrimin e mbështetjes konkrete ushtarake për forcat e armatosura të partnerëve tanë. Në më pak se dy vjet, Fondi Evropian i Paqes ka dëshmuar vlerën e tij. Ka ndryshuar plotësisht mënyrën se si ne mbështesim partnerët tanë të mbrojtjes. Kjo e bën BE-në dhe partnerët e saj më të fortë”, tha Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

Marrëveshja do të zyrtarizohet në fillim të vitit 2023. Ky vendim dërgon një sinjal të qartë politik të përkushtimit të BE-së për mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe partnerët e tjerë, njoftoi Këshilli i BE-së.

Këshilli thekson se “Fondi Evropian i Paqes u krijua në mars 2021 për të financuar të gjitha veprimet e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë në lidhje me çështjet ushtarake dhe të mbrojtjes, me qëllim parandalimin e konflikteve, ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar” dhe mundëson BE-ja “të financojë veprimet e dizajnuara për të forcuar kapacitetet e vendeve joanëtare të BE-së dhe organizatave rajonale dhe ndërkombëtare në lidhje me çështjet ushtarake dhe të mbrojtjes”.

Deri më tani, BE-ja ka mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës, si dhe vende të tjera, duke përfshirë Mozambikun, Gjeorgjinë, Moldavinë, Malin, Somalinë, Nigerin, Bosnje dhe Hercegovinën, Libanin dhe Mauritaninë, si dhe disa operacione të mbështetjes së paqes. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot do...

Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë...

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Hovenier administron betimin për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot do të administroj betimin solemn të shërbimit për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes...

Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”. Seanca është...

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Mbledhja pritet të mbahet me fillim nga ora 11:00. Aty pritet të bëhet miratimi i...