spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Chollet anulon vizitën në Kosovë

Extra AL PVC

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi vizitën në Kosovë, për “arsye familjare”, merr vesh Radio Evropa e Lirë.

Ka qenë e paraparë që Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takojnë pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike.

Nuk është e qartë nëse Chollet do të realizojë pjesën tjetër të vizitës në rajonin e Ballkanit dhe në Bruksel, ashtu siç ishte paralajmëruar nga Departamenti amerikan i Shtetit, javën e kaluar.

Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm Escobarin.

Vizita vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vizioni për ta mbrojtur Kosovën nga Amerika me anë të BE-së, njëri nga gabimet fatale në politikën e jashtme të Albin Kurtit

Shkruan: Afrim Kasolli Të gjithëve na kujtohen vlerësimet e Kryeministrit...

“E lumja unë për ty”, ribashkohen ‘Sheqa’ dhe ‘Gjyla’

“Mirë se vjen sezoni i pestë Me Gjylën. E...

Vizioni për ta mbrojtur Kosovën nga Amerika me anë të BE-së, njëri nga gabimet fatale në politikën e jashtme të Albin Kurtit

Shkruan: Afrim Kasolli Të gjithëve na kujtohen vlerësimet e Kryeministrit Albin Kurti se Kosova nuk është Meksikë, apo se ai nuk nënshtrohet as Shtëpisë së...

Rohde: GIZ ofron ndihmë për të reduktuar barrën e administrative dhe për ti digjitalizuar disa shërbime për qytetarët

Ambasador gjerman Jörn Rohde, gjatë fjalës së tij në Konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet jo shumicë nga Zvogëlimi i Barrës Administrative”, ka thënë...

Kurti e kujton Bahri Fazliun: Aktivisti më i kulluar politik dhe luftëtari i lirisë me trashëgiminë më të dendur politike gjatë viteve ’90

Kryeministri Albin Kurti e ka kujtuar dëshmorin Bahri Fazliu në 26-vjetorin e rënies së tij. Kurti shkroi në Facebook se Bahri Fazliu bënte analiza politike...