VLEN festë të madhe edhe në Tetovë

Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë...

Mushkolaj: Skandaloze nëse VLEN-i ose Fronti Evropian futet në qeveri pa kushte

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nëse VLEN futet...

Gjilanin e kaplojnë vërshimet, pamje

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime, në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ronaldo: Dhashë gjithçka, por ëndrra ime mori fund

Extra AL PVC

Cristiano Ronaldo ka bërë reagimin e parë pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës përballë Marokut.

Ylli portugez ishte në shënjestër të kritikave e spekulimeve gjatë gjithë këtij kampionati, por ai ka këmbëngulur se asnjëherë nuk ia ka kthyer shpinën vendit të tij dhe se ka lënë gjithçka në fushë për ta realizuar ëndrrën e tij që Portugalia të shpallej kampion i botës në futboll.

“Fitimi i një Kupe Bote për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Fatmirësisht fitova shumë tituj të përmasave ndërkombëtare, përfshirë Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në majën më të lartë në Botë ishte ëndrra ime më e madhe.”, ka shkruar Ronaldo në “Facebook”.

Ai ka shtuar se përkundër spekulimeve të shumta, kurrë nuk ia ka kthyer shpinën bashkëlojtarëve të tij.

“Unë luftova për të. Luftova shumë për këtë ëndërr. Në 5 paraqitjet që shënova në Kupat e Botës gjatë 16 viteve, gjithmonë në krah të lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugezë, dhashë gjithçka. Kam lënë gjithçka në fushë. Unë kurrë nuk ika nga lufta dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr. Mjerisht dje ëndrra mbaroi. Nuk ia vlen të reagosh. Thjesht dua që të gjithë ta dini se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë moment. Unë isha gjithmonë një që luftoja për objektivin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’ia ktheja shpinën kolegëve dhe vendit tim.”, vijon më tutje ylli portugez.

Krejt në fund, Ronaldo ka thënë se koha të t’i nxjerrë në shesh të gjitha të vërteta.

“Nuk ka shumë për të thënë tani për tani. Faleminderit Portugali. Faleminderit Katar Ëndrra ishte e bukur ndërsa zgjati… Tani, po shpresojmë që koha të jetë këshilltari më i mirë dhe të lejojë secili të nxjerrë përfundimet e veta.”, ka përfunduar Ronaldo.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

VLEN festë të madhe edhe në Tetovë

Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë...

Mushkolaj: Skandaloze nëse VLEN-i ose Fronti Evropian futet në qeveri pa kushte

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nëse VLEN futet...

Gjilanin e kaplojnë vërshimet, pamje

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime, në...

Zyrtari i VMRO-DPMNE thotë se kjo parti e vetme do t’i ketë së paku 55 deputetë

Në një prononcim për TV21, Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE...

VLEN festë të madhe edhe në Tetovë

Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare. Ata thonë se kanë fituar votën shqiptare, prandaj festa e tyre...

Mushkolaj: Skandaloze nëse VLEN-i ose Fronti Evropian futet në qeveri pa kushte

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nëse VLEN futet në qeveri apo Fronti Evropian pa kushtëzime është skandaloze. “Nëse futet VLEN-i në qeveri ose Fronti...

Gjilanin e kaplojnë vërshimet, pamje

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime, në qytetin e Gjilanit. Në pamjet e siguruara nga TV Arbëria, shihen veturat duke kaluar në ujë,...