spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Trajkoviq: Serbët e armatosur të Vuçiqit po bëjnë TERR0R

Extra AL PVC

Politikania serbe Rada Trajkoviq, i ka thënë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se kot tenton ta trembë.

Trajkoviq ka thënë se ajo është në anën e duhur dhe se serbët në Kosovë duhet t’i heqin qafe kriminelët.

“Më kot po përpiqesh të më trembësh Aleksandar Vuçiq. Më kot analistët e tu në Pink çdo ditë tentojnë të më portretizojnë para gjithë kombit. Më kot ju zgjoni edhe ‘të fjeturit’ brenda opozitës në përpjekje për të më diskredituar. Unë jam në anën e duhur. Serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga kriminelët!” – ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Trajkoviq së fundi është emëruar këshilltare e ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

“Mendoj se qytetarët e kombësisë serbe kanë shumë arsye për t’u frikësuar. Para së gjithash, ata kanë një arsye sepse për herë të parë që nga ardhja e Vuçiqit në pushtet, ata vazhdimisht kanë frikë nga njerëzit e tyre. Sepse ata që janë në barrikada, i sjellin me forcë, i sjellin me urdhër, i kanë maskat, njerëzit që janë të armatosur fshehin identitetin e tyre, kontrollojnë funksionimin e komunitetit serb në disiplinimin e sjelljes së tyre”, tha ajo për N1.

Trajkoviq tha se janë serbët ata që bëjnë terrorin, të maskuar dhe të armatosur, e jo Policia e Kosovës   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...